Arrestohet një person në Zveçan, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se një person me inicialet L.M. është arrestuar në komunën e Zveçanit, nën dyshimet për përfshirje në sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Arrestimi u bë pas hetimeve disa mujore nga hetuesit policorë, dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë. L.M. po hetohet për disa […]

Dimal Basha akuzon opozitën për bllokim të Kuvendit, falënderon Arben Gashin për votën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas dështimit për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar opozitën për pengesë dhe bllokim të procesit të konstituimit. Ai gjithashtu falënderoi deputetin e LDK-së, Arben Gashi, për votën e tij dhe respektin institucional. “Falënderoj gjithë kolegët që kanë votuar, jemi që tri mandate me […]

PZAP detyron KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur në favor të Listës Serbe, duke aprovuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Me vendimin e tij, PZAP ka anuluar refuzimin e KQZ-së të datës […]

Gashi: Votova pro Dimal Bashës për shkak të një premtimi të mëparshëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka treguar arsyet që e shtynë të votojë për kandidatin për kryetar të Kuvendit, Dimal Basha. Gashi tha se kjo ishte një zgjedhje e bazuar në një premtim të dhënë më parë: “Ma ka kërkuar votën dhe i kam premtuar që e votoj. Nuk e kam ditur […]

Krasniqi: VV-ja nuk dëshiron të konstituojë Kuvendin, kërkuam pauzë për të votuar Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit dhe synon të vazhdojë krizën parlamentare. Ai tha se deputeti Abelard Tahiri u mundua të arrijë një koordinim për votim, por kërkesa e tyre u injorua. “Nuk na mundësuan një pauzë 10-minutëshe nga e […]

Dështon konstituimi i Kuvendit, as Dimal Basha nuk votohet për kryeparlamentar

Pas dështimit të Hekuran Muratit për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje propozoi ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci, por edhe ajo nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme. Nga 106 deputetë të pranishëm, Nagavci mori 55 vota për, 47 kundër dhe 4 abstenime. Si pasojë, LVV doli me kandidatin tjetër, […]

Balje: Nuk e votoj asnjë kandidat të VV-së për kryeparlamentar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeparlamentarit. Ajo tha se zgjidhja mund të arrihet vetëm nëse propozohet një kandidat që gjen mirëkuptim edhe nga opozita, por shtoi se nuk e di se çfarë plani ka VV-ja. “Kam shpresë që […]

Musliu: Asnjë kandidat i LVV-së nuk do ta marrë votën time

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidat të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit. Ajo tha se vendimin e ka marrë për shkak se, sipas saj, nuk dëshiron të bëhet pjesë e “lojërave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti”. “Kush e shkel […]

Izmaku: Pa kompromis nuk ka zgjidhje, por lidershipi e sheh si ligësi

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit se nuk ka shpresa për zgjidhje politike derisa kompromisi të mos shihet si vlerë demokratike. “Derisa ky lidership, përfshirë partinë fituese të zgjedhjeve dhe krerët e tjerë politikë, nuk e shohin kompromisin si një vlerë, por si ligësi, unë nuk kam shpresa […]

Avdyli: PDK s’mund të caktojë emrat për kryeparlamentar, opozita po del adhurues sekret i Kurtit

Deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka deklaruar para fillimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit se posti i kryeparlamentarit duhet t’i takojë një figure politike me përkrahje të madhe qytetare, duke kundërshtuar kërkesat e PDK-së. “Nuk është dëshirë e PDK-së të na caktojë neve një deputet me 10 mijë vota, ndërkohë që […]