Pas dështimit për Boniface, Tare afër ta sjellë Conrad Harder te Milani

Pas dështimit për të transferuar sulmuesin nigerian Victor Boniface, AC Milan ka zhvendosur interesin te talenti danez Conrad Harder, me Igli Taren që po udhëheq negociatat për afrimin e tij në “San Siro”. Sipas mediave italiane, bisedimet me agjentin e lojtarit kanë hyrë në fazën përfundimtare. Marrëveshja parashikon kontratë pesëvjeçare me pagë fillestare prej 1.5 […]

Programi i Kuponëve: Deri në 150 euro mbështetje mujore për fëmijët nga familjet me asistencë sociale

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për regjistrimin e institucioneve të edukimit në fëmijërinë e hershme në Programin e Kuponëve, i cili do të zbatohet deri në qershor 2028. Thirrja përfshin të gjitha komunat ku veprojnë institucione private dhe publiko-private të licencuara. Programi synon të mbështesë familjet e përfshira në Skemën […]

Kadri Kryeziu propozon shpërndarjen e Kuvendit si zgjidhje për bllokadën politike

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka dalë me një propozim për tejkalimin e bllokadës aktuale në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se mandati i fituar më 9 shkurt duhet t’i kthehet popullit, në mënyrë që sovrani të shprehë vullnetin e tij përmes zgjedhjeve. Kryeziu ka bërë thirrje që partitë politike të dakordohen urgjentisht […]

RTK përjashton gjashtë gazetarë nga emisionet, ata flasin për censurë dhe presion politik

Gjashtë gazetarë të RTK-së janë përjashtuar nga moderimi i emisioneve informativo-publicistike, vendim që ata e cilësojnë si “censurë alarmante dhe presion politik”. Në një deklaratë të përbashkët, gazetarët Meneta Zekaj Nushi, Blerta Foniqi-Kabashi, Jehona Zhitia, Edona Musa, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami thanë se vendimi është marrë pa paralajmërim dhe lidhet me presion nga pushteti, […]

Dy persona të lënduar në një aksident trafiku në Gllarevë të Klinës

Në fshatin Gllarevë të Klinës ka ndodhur sot një aksident trafiku, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve kanë mbetur të lënduar dy persona. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një kombi-bus me rimorkio dhe një veturë. Të lënduarit kanë marrë trajtimin […]

Mbrojtja e Thaçit kërkon anulimin e aktakuzës për pengim të drejtësisë

Ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi ka dorëzuar më 18 gusht 2025 një kërkesë në Gjykatën Speciale, duke kërkuar anulimin e aktakuzës në të ashtuquajturin Rast 12, që lidhet me akuzën për pengim të drejtësisë. Në këtë kërkesë, mbrojtja pretendon se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka qenë kompetent për të lëshuar aktakuzën, pasi, sipas […]

Kosova humb 114 milionë euro për energji, Shoqata e Prodhuesve fajëson institucionet

Shoqata e Prodhuesve Vendor ka reaguar pas lajmeve se Kosova ka humbur 114 milionë euro nga projektet e Bashkimit Evropian të dedikuara për sektorin e energjisë, për shkak të sanksioneve të vendosura nga BE-ja. Përmes një postimi në Facebook, përfaqësuesi i shoqatës, Kushtrim Ajvazi, kritikoi institucionet për dështimin në ruajtjen e interesit shtetëror dhe ekonomik. […]

Shpërthen gypi i kanalizimit në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, SHSKUK jep detaje

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton se mbrëmë, në mesnatë, në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK ka ndodhur shpërthimi i një gypi të kanalizimit në korridorin e repartit. Menjëherë pas incidentit kanë reaguar ekipet teknike dhe të mirëmbajtjes, dhe situata është vënë nën kontroll. SHSKUK konfirmon se nuk ka pasur […]

Dy persona arrestohen pas një incidenti gjatë asfaltimit të rrugës “A” në Prishtinë

Asfaltimi i rrugës “A” në Prishtinë ka nisur me tensione, pasi dy persona u arrestuan nga policia pas një incidenti që ndodhi në vendin e punimeve. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se të arrestuarve u është shqiptuar gjobë për “Prishje të rendit […]