Haxhiu: Emrat për kryetar të Kuvendit do t’i mësoni së shpejti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka refuzuar të zbulojë emrat që partia e saj do të propozojë për postin e kryetarit të Kuvendit, para seancës konstituive të sotme. E pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Haxhiu u përgjigj shkurt: “Do ta merrni vesh shpejt”, pa dhënë ndonjë detaj shtesë.

Bahtiri i gëzohet hapjes së urës së re në Mitrovicë: “Urime gjithë Kosovës”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është shfaqur sot i buzëqeshur në Kuvend, duke shprehur entuziazmin për hapjen e urës së re mbi lumin Ibër në Mitrovicë. “Urime ura e re gjithë Kosovës. Kënaqësi e veçantë sot, e kemi urën e hapur. Është e lirë për të gjithë qytetarët që lidh dy brigjet e lumit […]

Nura kundër kandidaturës së Bashës: “Është fyerje për votuesit që një magar t’u prijë 100 luanëve”

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka reaguar ashpër ndaj kandidaturës së Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit, duke e quajtur atë një fyerje për votuesit në Kosovë. Nura tha se propozimi i Vetëvendosjes në seancën e kaluar ishte befasi, madje edhe për vetë deputetët e kësaj partie. “Është për të ardhur keq që VV vendos […]

Haradinaj: AAK preferon Konjufcën, por nuk përjashton Bashën si kandidat për kryetar të Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka pasur si preferencë Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit, por nuk e përjashton mundësinë që të shqyrtojë edhe kandidaturën e Dimal Bashës. “Dimali nuk është preferenca jonë, por megjithatë ta shohim. Ne i kemi qëndrimet tona dhe do […]

PDK mblidhet për të vendosur qëndrimin rreth votimit të kryetarit të Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se para nisjes së seancës së sotme, grupi parlamentar i PDK-së do të zhvillojë një mbledhje për t’u koordinuar lidhur me qëndrimin që do të marrin në votimin për kryetarin e Kuvendit. “Do ta kemi një mbledhje tash, sigurisht”, u shpreh Qalaj.

Leon Avdullahu zgjedh Kosovën, konfirmohet nga kryetari i FFK-së

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka konfirmuar se futbollisti Leon Avdullahu ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës. Në një postim në Facebook, Ademi u shpreh se pritjes i erdhi fundi dhe se “Leoni është i Kosovës”. Ai theksoi se vendimi i Avdullahut erdhi pas një takimi që kishin zhvilluar […]

BE-ja ndan 7.5 milionë euro shtesë për sektorin energjetik në Kosovë

Bashkimi Evropian ka ndarë edhe 7.5 milionë euro për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke rikonfirmuar angazhimin për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër. Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet janë disbursuar më 19 gusht 2025 dhe bëjnë pjesë në ndihmën e përgjithshme prej 75 milionë eurosh që […]

AGK dënon përjashtimin e gjashtë gazetarëve nga RTK: “Vendim arbitrar dhe i motivuar politikisht”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj largimit të gjashtë gazetarëve të RTK-së nga moderimi i emisioneve informative të orës 17:00 dhe 23:00. AGK e cilëson vendimin e menaxhmentit si censurë dhe ndëshkim për punën profesionale të gazetarëve, duke theksuar se ai është i motivuar politikisht dhe në shërbim të qeverisë aktuale. Shoqata […]

Një 16-vjeçar i jep fitoren Liverpoolit: 3-2 ndaj Newcastle në një ndeshje dramatike

Në “St James’ Park” u zhvillua një sfidë spektakolare ku Liverpool triumfoi 3-2 ndaj Newcastle, falë golit vendimtar të 16-vjeçarit Rio Ngumohas në minutat shtesë. Gravenberch shënoi golin e parë në minutën e 35-të, ndërsa Gordon u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it. Ekitike dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, por […]

Premier League, xhiro e dytë: Newcastle – Liverpool sot nga ora 21:00

Xhiroja e dytë e kampionatit anglez sjell një përballje të madhe mes Newcastle United dhe Liverpoolit, e cila zhvillohet sonte nga ora 21:00 në “St. James’ Park”. Newcastle në ndeshjen e parë barazoi 0-0 në udhëtim kundër Aston Villës, ndërsa Liverpool startoi me fitore bindëse 4-2 ndaj Bournemouth. Të dy skuadrat synojnë të vazhdojnë pozitivisht […]