Stuhi e fortë përfshin Shqipërinë, era merr gjithçka që i del përpara

Një stuhi e madhe me erëra të forta dhe reshje intensive shiu ka përfshirë Shqipërinë, ashtu si ishte paralajmëruar nga meteorologët. Pamjet nga mediat tregojnë dëme të shkaktuara nga era, duke përfshirë shkëputjen e pjesëve të grilave të dritareve, si dhe lëvizjen e karrigeve dhe sendeve të tjera në ambiente publike. Në kryeqytet, Tirana, reshjet […]

Prishtinë: Vajzë 24-vjeçare humb jetën në një poligon

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, ku një vajzë 24-vjeçare, L.S., humbi jetën pas të qëlluarit me armë zjarri brenda ambientit të poligonit. Ajo u dërgua menjëherë për trajtim në QKUK, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, vdekja e saj u konfirmua rreth orës 22:00. […]

Kuvendi dështon të zgjedhë nënkryetarin serb, procesi futet në krizë të re

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti serb, duke thelluar më tej bllokadën në procesin e konstituimit. Në seancën e së shtunës, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, hodhi në votim me short të gjithë 10 deputetët serbë. Kandidatët e Listës Serbe, Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq, nuk morën asnjë votë në […]

Zemaj: VV po zvarrit konstituimin, s’i ka numrat për qeveri

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se qëllimisht po e vonon konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, bllokada lidhet drejtpërdrejt me mungesën e numrave për formimin e qeverisë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “Konstituimi po zgjat përtej arsyeshmërisë. VV nuk është e interesuar të kalojmë në hapin tjetër pa pasur […]

Lista Serbe çon në Kushtetuese çështjen e nënkryetarit të Kuvendit

Lista Serbe ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke kundërshtuar kandidimin e Nenad Rashiqit, të propozuar nga Vetëvendosje. Në njoftimin e saj thuhet se me këtë proces janë “shkelur rëndë parimet demokratike dhe kushtetuese” dhe kërkohet nga Kushtetuesja që të ndërhyjë urgjentisht për të mbrojtur […]

Qalaj: Nuk votoj Rashiqin e as kandidatë të tjerë serbë për nënkryetar të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar se nuk do ta votojë Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit, por asnjë kandidat tjetër nga komuniteti serb. Ai theksoi se nuk dëshiron të bëhet pjesë e shkeljeve kushtetuese dhe për këtë arsye nuk e jep votën e tij “për”. “Si është e mundur që njerëz që kanë […]

Homazhe dhe memorial për Triumf Rizën – Kurti: Hero kundër bandave kriminale

Sot në Prishtinë u mbajtën homazhe për policin Triumf Riza dhe u vendos gurthemeli për memorialin kushtuar policëve të rënë në detyrë. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë dhe qytetarë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e quajti Rizën hero të drejtësisë dhe inspirim për të gjithë, ndërsa babai i tij, Shefqet Riza, falënderoi për […]