Superliga, sot katër ndeshje të javës së tretë

Sot zhvillohen katër ndeshje të javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll. Vëmendja kryesore bie te përballja mes Gjilanit dhe Prishtinës, që do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, duke filluar nga ora 16:30. Në të njëjtën orë zhvillohen edhe ndeshjet Ferizaj – Ballkani, Malisheva – Dukagjini dhe Drenica – […]

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Vushtrrisë deri të hënën

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të punimeve në gypin kryesor furnizues 700 mm, sonte nga ora 22:00 do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë të pijes në disa zona të komunës së Vushtrrisë. Pa ujë do të mbesin fshatrat Qyqavicë, Doberllukë, Smrekonicë, Pantinë, Akrashticë, si dhe një pjesë e qytetit […]

Zjarri në Shtime lë të asfiksuar 10 persona, tre dërgohen për trajtim në emergjencë në Ferizaj

Një zjarr i shpërthyer në rrethana ende të panjohura në Shtime ka lënë të asfiksuar 10 persona, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore. Tre prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejmë në qendrën emergjente në Ferizaj. Nga flakët janë djegur gjithashtu dy vetura dhe disa mjete pune, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Policia […]

700 biznese mbyllen në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të 2025

Rreth 700 biznese kanë mbyllur aktivitetin gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 në Kosovë, duke reflektuar vështirësitë që po përjeton tregu vendor. Shtrenjtimi i energjisë, mungesa e fuqisë punëtore, konkurrenca jo e drejtë dhe kostot e larta të shërbimeve janë ndër arsyet kryesore të falimentimit. Drejtori i Dhomës së Tregtisë, Kushtrim Ahmeti, e cilëson […]

Marca për Vedat Muriqin: Sulmuesi kosovar që gjithmonë ndëshkon Real Madridin

Vedat Muriqi ka vazhduar traditën e tij të shënimit ndaj Real Madridit, duke realizuar gol për të katërtin vit radhazi – 2022, 2023, 2024 dhe 2025. Ky kontinuitet e ka kthyer sulmuesin kosovar në një makth për mbrojtjen madrilene, duke u vlerësuar lart edhe nga mediat spanjolle. Gazeta prestigjioze Marca i ka kushtuar një artikull […]

Edita Tahiri: Kurti dhe VV e futën Kosovën në librin e Guinness për shkelje të Kushtetutës

Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje flagrante të Kushtetutës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Tahiri tha se Kosova është futur në librin e Guinness-it si shembull i shkeljes së Kushtetutës nga vetë pushteti, duke […]

Leposaviq: Ndalohen një shtetas serb me mbi 13 mijë euro pas kalimit ilegal të kufirit

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht nga territori i Serbisë në Kosovë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur policia ka ndalur një veturë të tipit VW Sharan, ngjyrë e kuqe, me targa serbe, të cilën e drejtonte i dyshuari M.B. (1980). […]

SBASHK: Ikja e mësimdhënësve po e rrezikon arsimin në Kosovë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka ngritur shqetësimin se largimi i mësimdhënësve dhe nxënësve nga Kosova po e dëmton rëndë sistemin arsimor dhe se, nëse trendi vazhdon, shkollat mund të mbesin pa kuadro profesionale. Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala tha se shumë mësimdhënës me përvojë të gjatë po largohen drejt vendeve të Evropës, […]

Zgjedhjet lokale, mbi 46 mijë shtetas nga diaspora të regjistruar për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se 46,015 shtetas të Kosovës nga 46 shtete të ndryshme janë regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress se në total janë pranuar 56,778 aplikime, prej të cilave mbi […]

Vetaksident në Pejë, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:15 në fshatin Ramun të komunës së Pejës, ku është përfshirë një veturë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të […]