30 ditë paraburgim për 23-vjeçarin nga Skenderaj që tentoi ta vriste agjën me thikë

Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim për Sh. K., 23-vjeçar nga fshati Ternovë i Skenderajt, i dyshuar për tentim-vrasjen e agjës së tij, 61-vjeçarit S. K.. Ngjarja ndodhi më 29 gusht, rreth orës 19:30, pas një debati për muzikën me zë të lartë, kur i dyshuari dyshohet se goditi me thikë viktimën në disa pjesë […]

Liverpooli thyen rekord transferimesh, siguron Isakun për 150 milionë euro

Pas serisë së tre fitoreve në po aq ndeshje në Premierligë, Liverpooli ka bërë një lëvizje të madhe në merkato. Kampionët e Anglisë kanë arritur marrëveshje me Newcastle United për transferimin e sulmuesit suedez Alexander Isak, për shumën rekord prej 150 milionë eurosh. Sipas marrëveshjes së arritur mbrëmë, Isak pritet të bashkohet sot me skuadrën […]

Bizneset paralajmërojnë valë të re shtrenjtimesh pas daljes në tregun e lirë të energjisë

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike ka filluar të reflektohet në ekonomi, duke ndikuar në rritjen e kostos së ndërtimit dhe të prodhimit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Sipas Agjencisë së Statistikave, energjia ka shënuar rritje prej 26.9% krahasuar me periudhën prill-qershor 2024, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti rritja […]

LDK mban sot konferencë për media në selinë qendrore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar një konferencë për media, e cila do të mbahet sot nga ora 11:00 në selinë qendrore të partisë. Në njoftimin e bërë publik, LDK nuk ka specifikuar arsyen e kësaj konference.

Gjysmë ore pritje për të dalë nga Kosova, të dhënat e fundit nga pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi fluksin në pikat kufitare. Sipas raportimit të orës 08:09, pritjet për hyrje në Kosovë janë të shkurtra – nga 3 deri në 5 minuta, përveç në Jarinjë ku arrijnë deri në 15 minuta. Ndërkohë, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të […]

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, PDK e LDK bojkotojnë mbledhjen duke e quajtur antikushtetuese

Kuvendi i Kosovës po përballet me një tjetër bllokadë institucionale. Kryesia, e cila ende nuk është e kompletuar, pritet të mblidhet sot në orën 13:00 me thirrje të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha. Mbledhja vjen pas dështimit për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb, proces ky i domosdoshëm për konstituimin e plotë të […]

Fillon viti i ri shkollor 2025/2026 në Kosovë

Sot ka nisur procesi mësimor në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar në vend. Paralelisht ka vazhduar edhe procesi i subvencionimit të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova, me qëllim që të përfshihen të gjithë nxënësit. Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një deklaratë për RTK-në, tha se […]

Zyrtarë amerikanë pritet të marrin pjesë në seancat e Speciales ku nis mbrojtja e Thaçit

Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara pritet të jenë të pranishëm në seancat e Gjykatës Speciale në Hagë, ku mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të fillojë paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve. Sipas një dokumenti të Speciales, SHBA-të kanë dhënë miratimin për dëshminë e një dëshmitari të identifikuar si 1DW-003, duke vendosur një sërë […]

Konstituimi i Kuvendit, partitë konstatojnë shkelje të Kushtetutës, VV dhe Basha në qendër të debatit

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës vijon të shkaktojë debate politike dhe juridike, pasi Vetëvendosje shpalli dje përfunduar procesin, ndërkohë që partitë e tjera konstatuan shkelje të Kushtetutës. Lista Serbe ka dërguar ankesë te Gjykata Kushtetuese për të kontestuar mënyrën e votimit për nënkryetarin serb, ndërsa VV insiston se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, veproi ligjërisht […]

Vrajolli: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, interes strategjik që ul kostot në Ballkan

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të përbënte një interes strategjik për aleancën, duke ulur kostot e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe duke ofruar resurse të reja për vendet anëtare. Vrajolli ka vlerësuar se Ushtria e Kosovës, e zhvilluar me kapacitete të […]