Kurti propozon Glauk Konjufcën mandatar për formimin e qeverisë

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e qeverisë së re. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti tha se ky vendim është marrë pas diskutimeve të gjera brenda kryesisë së partisë, duke theksuar se propozimi vjen nga vlerësimi i lartë për […]

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është anuluar seanca e paraparë të mbahej të martën ndaj ish-ministrave të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Seanca u anulua për shkak të një rasti vdekjeje në familjen e gjyqtarit Arben Hoti, anëtar i trupit gjykues. Të akuzuarit […]

Kurti pranon sot Raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të pranojë sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian. Raportin do t’ia dorëzojë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, në një takim që do të mbahet në ora 18:00 në ndërtesën e qeverisë. Pas dorëzimit të raportit, Kurti […]

Arrestohet tifoz i “Torcidës” për kërcënime ndaj Policisë në ndeshjen Vushtrria–Trepça

Një incident është regjistruar më 1 nëntor 2025 gjatë ndeshjes FC “Vushtrria” – KF “Trepça” në stadiumin “Ferki Aliu”. Për shkak të rivalitetit mes tifozëve “Forca” dhe “Torcida”, Policia kishte ndaluar hyrjen e tifozëve mysafir dhe kishte vendosur forca shtesë sigurie. Pavarësisht kësaj, disa tifozë të “Torcidës” tentuan të afrohen drejt stadiumit, duke shkaktuar tensione […]

Abdixhiku: Jemi të zënë me fitore, s’kemi kohë për brengat e VV-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit nga eksponentë të Vetëvendosjes, që kulmuan me komentet e kryetarit të këtij subjekti, Albin Kurti, për një kinse “çkapje të LDK-së nga PDK-ja”, duke aluduar në refuzimin e LDK-së për bashkëpunim me VV-në. Abdixhiku ka theksuar se LDK-ja nuk ka kohë […]

Mustafa: Mund të presim dredhi të Vjosa Osmanit, për të mbetur në pushtet

Ish-Kryetari i LDK-së, në një intervistë për Gazetën Nacionale, ka folur edhe për ish-bashkëpunëtoren e tij, tani Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani. Për atë që Vjosa Osmani, ka (ri)orbituar në kursin e Albin Kurtit, tash e disa muaj, për Isa Mustafën nuk përbën befasi. Ky i fundit në një intervistë për Nacionale, veçse paranjofton “dredhi” të […]

Aksident me fatalitet në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një këmbësor 

Aksident me fatalitet në Vragoli, humb jetën një këmbësor Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në fshatin Vragoli. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se sipas informatave fillestare, një këmbësor është goditur nga një motor, si pasojë e së […]

Trump: Xi më siguroi se Kina nuk do të ndërmarrë veprime ndaj Tajvanit ndërsa unë jam president 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti kinez, Xi Jinping, e ka siguruar atë se Pekini nuk do të ndërmarrë asnjë veprim ndaj Tajvanit, derisa ai të jetë në krye të Shteteve të Bashkuara. Trump ka thënë se çështja e diskutueshme e Tajvanit nuk është ngritur gjatë bisedimeve të tij me Xi-në të enjten […]

“Pashë vdekjen me sytë e mi”, rrëfimi tronditës i të vetmit mbijetuar të Flight 171

Leicester, Britani – Viswashkumar Ramesh, 40 vjeç nga Leicester, është i vetmi i mbijetuar i përplasjes tragjike të Air India Flight 171, e cila u rrëzua më 12 qershor pranë Ahmedabad në Gujarat, Indi. Nga aksidenti humbën jetën 241 pasagjerë dhe 19 persona në tokë. Në një intervistë për Sky News, Ramesh rrëfeu traumat që […]

Therje me thikë në një lokal në Istog, dy persona të lënduar

Një përleshje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal në komunën e Istogut. Sipas informacioneve të para, dy persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, pasi dyshohet se janë therur me armë të ftohtë – thikë. Njësitë policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime intensive për […]