KQZ-ja mblidhet sot, pritet miratimi i Planit Operacional për ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite është paraparë shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu, në këtë mbledhje pritet të diskutohet dhe të miratohet rekomandimi i KOZ-it që lidhet me shtyrjen e afatit të caktuar.

Sveçla inspekton zonën veriore pas dyshimeve për rrëmbimin e një shtetasi serb të Kosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka inspektuar pjesën veriore të kufirit shtetëror, ku dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer shtetasi serb i Kosovës, Milan Vukashinoviq. Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka njoftuar se institucionet e Kosovës tashmë kanë siguruar informacione dhe dëshmi që tregojnë se Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat […]

Punëtorët e RTK-së i drejtohen Kurtit: 700 familje varen nga këto paga, kërkohet ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e krizës

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) i ka dërguar një letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar ndërhyrjen e tij urgjente për zgjidhjen e krizës financiare dhe institucionale në transmetuesin publik. Në letrën drejtuar Kurtit, Sindikata thekson se mbi 700 punëtorë të RTK-së kanë mbetur pa paga, ndërsa po aq familje […]

Trump: Irani kërkon heqjen e sanksioneve – SHBA-të të gatshme ta dëgjojnë Teheranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani i ka kërkuar Uashingtonit heqjen e sanksioneve amerikane, ndërsa ka theksuar se administrata e tij është e gatshme të dëgjojë autoritetet iraniane. “Irani ka pyetur nëse sanksionet mund të hiqen. Ata po përballen me masa shumë të ashpra nga SHBA-ja, që ua vështirësojnë shumë […]

Drita bën histori në Conference League, siguron fitoren e parë në fazën e grupeve

Skuadra e Dritës ka hyrë në histori duke arritur fitoren e parë të saj në fazën e grupeve të UEFA Conference League. Kampionët e Kosovës triumfuan në udhëtim ndaj ekipit irlandez Shelbourne, me rezultat minimal 1-0. Hero i ndeshjes ishte Almir Ajzeraj, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 57-të, duke i dhënë skuadrës […]

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, Astrit Isufi, po trajtohet në QKUK – gjendja e tij stabile

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Gollubovc të Malishevës, është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një fushë në fshatin Plloqicë të Malishevës. Pas arrestimit, Isufi është gjetur i plagosur dhe fillimisht është dërguar për trajtim në urgjencën e Malishevës, ndërsa më pas është transferuar në […]

Vihet gurthemeli i projektit “Hambari i Luginës” në Preshevë, investim mbi 720 mijë euro

Në Preshevë është vendosur gurthemeli i projektit ekonomik “Hambari i Luginës”, një pikë grumbulluese për produktet bujqësore që pritet të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e bujqësisë në Luginë të Preshevës. Projekti, me vlerë mbi 720 mijë euro, bashkon 100 aksionarë shqiptarë nga rajoni dhe diaspora. Ngjarja u zhvillua në kuadër të Konferencës së […]

Trainkos u ofron studentëve 50% zbritje në biletat e udhëtimit me tren

Kompania e hekurudhave Trainkos Sh.A. ka njoftuar se studentët do të mund të përfitojnë zbritje prej 50 për qind në biletat e trenit, me kusht që të plotësojnë disa kritere të përcaktuara nga kompania. Sipas njoftimit, për të përfituar nga kjo lehtësi, studentët duhet të posedojnë kartelën e identifikimit të fakultetit për vitin akademik aktual […]

Specialja miraton një ditë shtesë për dëshminë e Wesley Clarkut në gjyqin ndaj Thaçit

Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi për të rezervuar një ditë shtesë në kalendarin e seancave, në kuadër të dëshmisë së planifikuar të dëshmitarit Wesley Clark (1DW-007). Sipas njoftimit, dëshmia e Clarkut pritet të fillojë më 18 nëntor pasdite. Pas vlerësimit të kohës së nevojshme […]

Punëtorët e RTK-së protestojnë sot për vonesën e pagave

Punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) do të zhvillojnë sot një protestë për shkak të vonesave në pagesën e pagave. Protesta pritet të mbahet në orën 11:00, para hyrjes së objektit të RTK-së, raporton IndeksOnline. Sipas Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), arsyeja kryesore e vonesës së pagave është pamundësia e votimit të buxhetit të […]