Rooney: Xhaka, ndoshta blerja më e mirë e sezonit në Ligën Premier

Ish-ylli i Manchester United dhe legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, ka lavdëruar Granit Xhakën për paraqitjet e tij mbresëlënëse me Sunderlandin, duke e cilësuar si “ndoshta transferimin më të mirë të sezonit” në Ligën Premier. Sunderland, që është rikthyer këtë sezon në elitën e futbollit anglez, po kalon një formë të mirë dhe aktualisht […]

Nait Hasani pa qëndrim për votimin e Konjufcës si kryeministër

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, nuk ka dhënë një qëndrim nëse do ta mbështesë Glauk Konjufcën për postin e kryeministrit. “Nuk kam asnjë qëndrim lidhur me këtë,” ka deklaruar shkurt Hasani. Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re, pas propozimit të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo […]

KQZ: Rezultatet përfundimtare të balotazhit do të shpallen brenda dhjetë ditësh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se rezultatet përfundimtare të raundit të dytë për kryetarë komunash në 18 komuna pritet të publikohen më së voni brenda dhjetë ditësh. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se verifikimi i rezultateve po zhvillohet në të gjitha qendrat komunale të numërimit, në prani të vëzhguesve. Ai shtoi se KQZ […]

Tre persona lëndohen në aksident trafiku në Dollc të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dollc të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50. “Të lënduarit […]

Krasniqi: Arian Tahiri i vetëm përballë aparatit shtetëror, zhvilloi një garë dinjitoze në Mitrovicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për kandidatin e PDK-së në Mitrovicën e Jugut, Arian Tahirin, pas përfundimit të balotazhit, ku ai u mposht nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci. Krasniqi tha se Tahiri, “i vetëm përballë aparatit shtetëror”, zhvilloi një garë të fortë, dinjitoze dhe të ngushtë deri […]

Christopher Hill nis dëshminë në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, Christopher Hill, ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai po paraqitet si dëshmitar i mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Hill njihet për rolin e tij të rëndësishëm në negociatat që çuan në konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

Lirohet nga burgu ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu pasi një gjykatës vendosi se ai mund ta vuajë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi. Sarkozy i ka thënë gjykatës të hënën se tre javët e tij në burg kanë qenë “të rraskapitshme” dhe një “makth” ndërsa u shfaq në seancë gjyqësore me një videolidhje nga […]

Izraeli dhe militantët arrijnë marrëveshje për kthimin e trupave palestinezë

Ditën e sotme Izraeli ka kthyer trupat e 15 palestinezëve në Rripin e Gazës. Kështu u tha nga zyrtarë të spitalit në territorin palestinez. Ky veprim u bë një ditë pasi militantët palestinezë i dorëzuan Izraelit trupin e një pengu, sipas marrëveshjes së armëpushimit të brishtë që është në fuqi pas dy vitesh lufte, raporton […]

Dy të rinj arrestohen në Pejë pasi kanosën policët gjatë kontrollit të automjetit

Dy të rinj janë arrestuar në orët e para të së premtes në Pejë, pasi kanosën zyrtarët policorë gjatë një kontrolli rutinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 në rrugën “Mulla Zekë Berdyna”, kur policia ndaloi një veturë Mercedes Benz të drejtuar nga E.H. Pasagjerët A.G. dhe I.M. filluan të shanin dhe kërcënonin policët. Të dy […]