Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit: Vazhdojmë bashkë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka refuzuar dorëheqjen e Xhafer Gashit pas rezultatit zgjedhor në Obiliq. Abdixhiku ka theksuar se humbjet dhe fitoret janë pjesë e një rrugëtimi të gjatë politik dhe se qëllimi i përbashkët i partisë është më i madh se çdo betejë individuale.









