Konfiskohet mbi 266 kg eksploziv në pikën kufitare të Vermicës

Një sasi e madhe lënde plasëse është sekuestruar sot në pikën kufitare në Vermicë, rreth orës 17:10, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një furgoni me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas kosovar. Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar dhe konfiskuar 266.58 kilogramë lëndë eksplozive, disa detonatorë elektrikë, fitila emulex me peshë 800 gramë, 20 […]

Nisin sot afatet zgjedhore për koalicione, certifikim të subjekteve politike dhe dorëzim të listave për deputetë

Prej sot, më 24 nëntor, hyjnë në fuqi disa afate të rëndësishme të procesit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar periudhat kohore për formimin e koalicioneve, certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Aplikimi për certifikim […]

Punëtorët e RTK-së nisin grevën e përgjithshme për shkak të mosmarrjes së pagave

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) kanë hyrë sot në grevë të përgjithshme, pasi pagat e tyre nuk janë ekzekutuar. Greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me ndërprerje të plotë të punës në të gjitha sektorët e transmetuesit publik. Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se vendimi është […]

Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt – familja kërkon drejtësi të plotë

Më 29 nëntor mbushen dy vite nga vrasja e rëndë e Liridona Ademajt, ngjarje që kishte tronditur mbarë vendin. Viktima ishte vrarë mizorisht në prani të familjarëve, ndërsa për këtë rast po gjykohet Naim Murseli, i dyshuari kryesor. Seanca e radhës për këtë çështje pritet të mbahet sot, ka bërë të ditur vëllai i të […]

Policia e Kosovës shqipton mbi 1,500 tiketa trafiku brenda 24 orëve

Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në rrugët e Kosovës. Për të parandaluar këto incidente, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1,577 gjoba trafiku. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar disa aksidente rrugore, ku 31 kanë rezultuar me lëndime trupore, ndërsa […]

Derbi i Madonninës: Inter dhe Milan përballen sonte në San Siro

San Siro do të presë sonte në orën 20:45 derbin e parë të sezonit të Serie A mes Interit dhe AC Milan, ku nuk është vetëm krenaria në lojë, por edhe garë direkte për titullin. Interi hyn në këtë ndeshje me një avantazh prej dy pikësh ndaj Milanit dhe ka treguar formë të shkëlqyer, duke […]

Partitë politike duhet të vendosin brenda javës: Gara solo apo me koalicione?

Partitë politike në Kosovë kanë afat deri më 30 nëntor 2025 për t’i njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nëse do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit si pjesë e një koalicioni apo individualisht. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se çdo parti e regjistruar që synon të marrë pjesë në […]

Cristiano Ronaldo dominon listën e futbollistëve më të paguar për 2025

Forbes ka publikuar listën e lojtarëve më të paguar në botë për vitin 2025, ku Cristiano Ronaldo kryeson me një fitim mbresëlënës prej 280 milionë dollarësh (€239 milion). Pas tij renditen Lionel Messi me 130 milionë dollarë (€111 milion) dhe Karim Benzema me 104 milionë dollarë (€89 milion). Në dhjetëshen e parë përfshihen edhe Kylian […]

Protesta në Izrael: Qindra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut dhe zgjedhje të parakohshme

Qindra protestues janë mbledhur në Haifa, ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Pjesëmarrësit kanë brohoritur slogane kritike ndaj qeverisë, duke shprehur pakënaqësi me vendimet politike të muajve të fundit. Tubimi në Haifa është pjesë e protestave të vazhdueshme në mbarë Izraelin, ku qytetarët po kërkojnë ndryshime në […]

Arrestohet në Aeroport i dyshuari për shmangie nga tatimi, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Një person është arrestuar mbrëmjen e 22 nëntorit 2025, rreth orës 23:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në bazë të një urdhërarresti aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. I dyshuari, A. M., pas verifikimit nga njësitë policore, rezultoi të kërkohej për veprën penale “Shmangia nga tatimi në vazhdimësi”, sipas nenit 307 […]