Vushtrria nis fushatën kundër braktisjes së shkollimit

Në kuadër të Javës kundër Braktisjes së Shkollimit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri ka zhvilluar një tryezë me nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta, me synim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e vijimit të rregullt të mësimit dhe parandalimit të braktisjes së shkollës. Në aktivitet morën pjesë kryetari i komunës, […]

Arrestimi i Avni Qenajt në Serbi: Çfarë dihet deri tani

Autoritetet serbe kanë arrestuar ish-pjesëtarin e UÇK-së, Avni Qenaj nga Romaja e Prizrenit, vetëm pak ditë pas lirimit të Arbnor Spahiut. Lajmi është konfirmuar nga MPJD-ja dhe OVL-UÇK-ja. MPJD njoftoi se Zyra Ndërlidhëse në Serbi ka kërkuar informacion zyrtar për arsyet e arrestimit, vendin e mbajtjes dhe statusin e tij, ndërsa janë informuar edhe BE-ja […]

Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë janë ekzekutuar

Shtesat për më shumë se 400 mijë fëmijë janë procesuar. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një njoftimi në Facebook. Sipas tij, pagesat pritet të reflektojnë brenda ditës në xhirrollogaritë e të gjithë përfituesve.

Liga e Kampionëve rikthehet sot, Chelsea–Barcelona në qendër të vëmendjes

Pas pauzës së kombëtareve, sot rikthehet Liga e Kampionëve me një program të pasur prej nëntë ndeshjesh, të cilat pritet të sjellin spektakël dhe emocione për tifozët. Pika kryesore e mbrëmjes do të jetë dueli në “Stamford Bridge”, ku Chelsea pret Barcelonën, një përballje që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e ditës. Dy ndeshjet e […]

Kapet sasi mallrash të padeklaruara me vlerë mbi 10 mijë euro në pikën kufitare Merdarë

Zyrtarët doganorë në Merdarë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara në një automjet me targa të huaja, gjatë kontrollit të kryer mbrëmjen e së hënës. Sipas Doganës së Kosovës, rreth orës 22:00, shoferi kishte deklaruar fillimisht se nuk transportonte mallra për t’u doganuar, por pas një kontrolli të detajuar në vijën e […]

Nait Hasani akuzon Qeverinë Kurti për krizën buxhetore dhe mungesë të shumicës parlamentare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se vendi po përballet me një krizë serioze buxhetore për shkak të, siç tha ai, keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti. Sipas tij, përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi ekzekutivin dhe kryeministrin në detyrë. Hasani theksoi se opozita nuk mund të fajësohet për mosvotimin e buxhetit, duke […]

Orav: BE-ja ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë që nga viti 1999

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se nga viti 1999 e deri më sot, BE-ja ka investuar gjithsej 3.7 miliardë euro në Kosovë. Këto komente ai i dha gjatë hapjes së ekspozitës fotografike “BE-në përkrah”, e cila u prezantua sot në Prishtinë dhe që paraqet ndikimin e projekteve të […]

Grabitje e armatosur në Prishtinë ndaj furgonit të parave, ka pasur të shtëna

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 14:00 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku është sulmuar një furgon që transportonte para. Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë incidentit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, bëri të ditur se nga informacionet e para nuk raportohet […]

Kurti pret kongresistët amerikanë: Diskutime për sigurinë dhe ekonominë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti një delegacion të Kongresit amerikan të udhëhequr nga Mike Turner dhe Donald Norcross. Në takim u diskutua forcimi i bashkëpunimit strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së, sidomos në fushën e mbrojtjes. Kurti theksoi se mbi 1,000 pjesëtarë të FSK-së janë trajnuar në programe amerikane, përfshirë akademitë ushtarake si West Point, […]

Privatësia dhe mediat në Kosovë: përplasja mes interesit publik dhe kërkesës për klikime

Në një kohë kur portalet garojnë për publikim sa më të shpejtë, çështja e privatësisë po bëhet një nga sfidat qendrore të gazetarisë në Kosovë. Ndërsa mediat profesionale respektojnë kodin etik dhe shmangin shkeljet e privatësisë edhe në rastet më të ndjeshme – si aksidentet, vrasjet apo vetëvrasjet – rreziku shfaqet tek praktikat që prioritizojnë […]