Real Madrid prezanton Álvaro Carrerasin, i jep fanellën me numrin 18

Real Madrid ka prezantuar zyrtarisht përforcimin më të ri në mbrojtje, Álvaro Carreras, duke i dhënë atij fanellën me numrin 18 në ceremoninë e mbajtur të martën në stadiumin “Santiago Bernabéu”. Carreras, i cili iu bashkua klubit nga Benfica fundjavën e kaluar për një shumë prej 50 milionë eurosh, ishte një objektiv i hershëm i […]

Arrestohen dy persona në Pejë pas 10 ditësh në arrati – dyshohet se sulmuan një person me pjesën e poshtme të armës

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Pejës pas 10 ditësh në arrati, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person, duke e goditur me pjesën e poshtme të një arme. Rasti kishte ndodhur më 4 korrik 2025 në rrugën “Uesli Klark” në Pejë, ku sipas Policisë, ishin njoftuar fillimisht për një rrahje. Pas daljes […]

Isa Mustafa kritikon LDK-në: E margjinalizuan Avdullah Hotin për marrëveshjen me SHBA-në

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër pas deklaratave të fundit të presidentes Vjosa Osmani, e cila nga SHBA vlerësoi Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në vitin 2020 nga Avdullah Hoti si kryeministër. Mustafa e quajti “mashtrim” ndryshimin e qëndrimit të Osmanit, duke kujtuar se ajo dhe Vetëvendosje dikur e kishin […]

Supremja shpall të paligjshëm udhëzimin e Muratit për pezullimin e arkave fiskale

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, që pezullonte për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale. Aktgjykimi është marrë më 7 korrik nga një kolegj gjyqësor i kryesuar nga gjyqtarja Delushe Halimi, duke e shpallur këtë udhëzim si të jashtëligjshëm. Rasti u […]

Gjinekologu akuzohet për keqpërdorim të pozitës – dyshohet se e detyroi pacienten të lindë në klinikë private ku punonte vetë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj gjinekologut S.GJ., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, mjeku në fjalë dyshohet se më 31 janar 2022, duke shfrytëzuar pozitën e […]

Osmani nga Riga: Rusia nuk ka ndikim në Kosovë, por situata është ndryshe në Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ndikimi i Rusisë në Kosovë është zero, ndërsa ka shprehur shqetësim për ndikimin e këtij shteti në Serbi. Në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, në kryeqytetin Riga, Osmani është pyetur për marrëdhëniet me Serbinë dhe përpjekjet e Rusisë […]

Për herë të 47-të dështon seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Ka dështuar sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi edhe në seancën e sotme – e 47-ta me radhë – deputetët nuk arritën të procedojnë me votimin e kryeparlamentarit. Seanca u mbajt në përpjekje për të formuar fillimisht komisionin për votim të fshehtë, por ky proces po kundërshtohet nga partitë që në legjislaturën […]

Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Po punojmë që SHBA të marrë rolin udhëheqës në dialogun Kosovë–Serbi

Anëtari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Gino Mulliqi, ka deklaruar se përfshirja e presidentit amerikan Donald Trump në çështjen Kosovë–Serbi është një sinjal pozitiv për shqiptarët dhe një mundësi për rikthimin e Shteteve të Bashkuara si aktor kyç në procesin e dialogut. Në një intervistë për Klan Kosova, Mulliqi tha se shqiptaro-amerikanët janë duke punuar në mënyrë […]

Rinisin punimet në rrugën Dollc–Gjakovë pas vonesave shumëvjeçare

Pas një sërë ndërprerjesh dhe vonesash, kanë rifilluar sot punimet në rrugën Dollc–Gjakovë, projekt që kishte nisur gjashtë vite më parë me synimin për ta shtruar atë në katër korsi. Kompania përgjegjëse “Benita Company” është mobilizuar dhe po punon me intensitet të shtuar për ta përfunduar këtë rrugë, e cila është bërë një nga projektet […]

Refuzohet kërkesa e Haxhi Shalës për lirim me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë kanë refuzuar kërkesën e ish-deputetit Haxhi Shala për lirim me kusht. Vendimi është marrë më 14 korrik 2025 nga kryetarja e DHSK-së, Ekaterina Trendafilova. Shala kishte kërkuar lirimin e parakohshëm duke u thirrur në nenin 90 të Kodit Penal të Kosovës, i cili, sipas tij, lejon lirimin […]