Zyrtare: Lamine Yamal rinovon me Barcelonën deri në vitin 2031, do ta bartë fanellën me numrin 10

Barcelona ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me supertalentin Lamine Yamal, i cili do të mbetet pjesë e klubit deri në vitin 2031. Rinovimi u firmos në prani të presidentit të klubit, Joan Laporta, duke konfirmuar besimin afatgjatë që katalanasit kanë ndaj yllit spanjoll. Nga sezoni i ri, Yamal do të mbajë fanellën legjendare me numrin […]

Presidentja Vjosa Osmani kërcënohet me email, mesazh ofendues dhe kërcënues dërguar në Zyrën e Presidentes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një email kërcënues në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mesazhi, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa betimibrahimi@yahoo.com, përmbante gjuhë ofenduese dhe kërcënime edhe ndaj familjes së presidentes, duke iu referuar pretendimeve për “tradhëti”, ndryshimin e flamurit dhe përdorimin e […]

Rasti Agon Zejnullahu – Sindikata e Policisë i kërkon Avokatit të Popullit të monitorojë trajtimin e policëve të arrestuar

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) i është drejtuar zyrtarisht Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, me kërkesë për përfshirje aktive në monitorimin dhe vlerësimin e të drejtave të pesë zyrtarëve policorë, të cilët ndodhen në mbajtje lidhur me rastin tragjik në Lipjan, ku një i ri, Agon Zejnullahu, humbi jetën. Në një komunikatë për media, […]

OSBE i përgjigjet Qeverisë: Respektimi i vendimeve të gjykatave është thelbësor për ndarjen e pushteteve

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas deklaratave të fundit të Qeverisë ndaj Gjykatës Supreme, duke theksuar rëndësinë e respektimit të vendimeve gjyqësore si element kyç për ruajtjen e rendit demokratik dhe ndarjes së pushteteve. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare, OSBE thekson se pavarësia dhe integriteti i gjyqësorit përbëjnë gur themeli […]

Bayer Leverkusen pritet të marrë shpejt vendim për të ardhmen e Granit Xhakës

Bayer Leverkusen ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në Brazil, me mesfushorin Granit Xhaka që ka udhëtuar me ekipin. Megjithatë, e ardhmja e tij në klub mbetet e pasigurt, për shkak të interesimit nga klubi arab Neom. Skuadra e sapo-promovuar në elitën e futbollit arab ka shprehur interes serioz për mesfushorin e Zvicrës, ndërsa […]

Parandalohet kontrabandë me cigare në Aeroportin “Adem Jashari” – sekuestrohen 375 boksa

Policia e Kosovës dhe Dogana kanë parandaluar dy raste të kontrabandës me cigare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, më 14 dhe 16 korrik 2025. Në dy raste të ndara, janë ndaluar dy shtetas të huaj të cilët tentuan të largojnë nga Kosova rreth 375 boksa cigare të ndryshme, të padeklaruara dhe pa banderola. […]

Trump dhe presidenti i Indonezisë arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai indonezian, Prabowo Subianto, kanë arritur një marrëveshje për uljen e tarifave tregtare, duke zbutur tensionet mes dy vendeve. Sipas marrëveshjes, tarifat për produktet indoneziane që hyjnë në SHBA do të bien nga 32% në 19%. Në këmbim, Indonezia do të ulë tarifat për disa produkte bujqësore dhe mallra amerikane. […]

PDK kërkon dorëheqjen e ministrave pas vendimit të Supremes: Funksionet e dyfishta janë jokushtetuese dhe të paligjshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar nga Qeveria në detyrë që të lirojë funksionet ekzekutive, pas vendimit të Gjykatës Supreme që, sipas saj, vërteton se mbajtja e funksioneve të dyfishta nga ana e ministrave-deputetë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Në një konferencë për media, deputeti Përparim Gruda theksoi se aktgjykimi i Supremes […]

Të shtëna me armë në Pejë – Policia identifikon të dyshuarin, por ai ndodhet në arrati

Një incident me armë zjarri është raportuar këtë të martë në fshatin Qyshk të Pejës, ku një person ka shtënë pranë një mobilierie dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për IndeksOnline se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 të […]

Agim Musliu: Gjykata Speciale u ngjiz me idenë ruse – është kurth ndaj Kosovës dhe Perëndimit

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë, e cila po gjykon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një produkt i një iniciative ruse të nisur në vitin 2008 nga deputeti rus Konstantin Kosachev. Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka thënë se Rusia dhe Serbia kanë bashkëpunuar për vite […]