Izmaku optimiste për formimin e institucioneve javën e ardhshme, Nisma synon kryeparlamentarin

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, është shprehur optimiste se javën e ardhshme vendi mund të dalë me institucione të reja. Ajo ka konfirmuar se takimi i paralajmëruar ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj, pritet të mbahet në fundjavë. Në një intervistë në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, Izmaku theksoi […]

Përfundon asfaltimi i tri segmenteve të rrugës “Rifat Galica” në Vushtrri

Punimet infrastrukturore në komunën e Vushtrrisë po vazhdojnë me intensitet në gjithë territorin. Së fundmi, ka përfunduar asfaltimi i tri segmenteve të rrugës “Rifat Galica”, e cila lidhet me shëtitoren “Enver Zymeri”. Ky investim është pjesë e projekteve të planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet dhe për lehtësimin e qarkullimit për qytetarët. Autoritetet […]

Pas Bankës Botërore, edhe FMN e heq Kosovën nga lista e vendeve në konflikt dhe brishtësi

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vendosur ta largojë Kosovën nga lista e vendeve në Situatë të Brishtësisë dhe Konfliktit (FCS/FCV), duke vlerësuar progresin e arritur në stabilitetin makro-financiar dhe forcimin e institucioneve të vendit. Ky vendim vjen pak ditë pasi edhe Banka Botërore mori një hap të ngjashëm, duke e larguar Kosovën nga lista e […]

Dënohet me 15 vjet burgim Sllavisha Filiq për zhdukjen e doktorit Hafir Shala

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Sllavisha Filiqin për krime lufte kundër popullatës civile dhe e ka dënuar atë me 15 vjet burgim. Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra. Sipas aktakuzës, Sllavisha Filiq, në cilësinë e pjesëtarit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, bashkë me dy zyrtarë të tjerë, […]

Tre persona arrestohen në flagrancë për shitblerje dhe posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të shitblerjes dhe posedimit të substancave narkotike. Arrestimi është bërë nga njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Prizren, në kuadër të planit operativ “Sezoni veror 2025”. Gjatë punës operative në terren, hetuesit policorë kanë vërejtur një […]

Operacion kundër spiunazhit në Kosovë, përfshihen Prokuroria Speciale, AKI dhe IPK

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se është duke udhëhequr një operacion në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), lidhur me dyshimet për përfshirje në veprën penale të spiunazhit. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, detaje […]

Katër persona të dyshuar për vjedhje arrestohen në Vushtrri, njëri ndalohet për 48 orë

Vushtrri, 17 korrik 2025 Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në disa raste vjedhjesh të ndodhura në komunën e Vushtrrisë. Arrestimet janë bërë pas hetimeve intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, lidhur me tri raste të raportuara tri ditë më parë. Të dyshuarit janë identifikuar dhe kapur nën […]

Pas 30 vitesh uzurpim, familja Onbashi rikthen banesën në veri të Mitrovicës

Pas tri dekadash pritje, familja Onbashi ka arritur të rikthejë në pronësi dhe posedim banesën e saj në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila ishte uzurpuar që nga vitet ’90. “Sot, më 16 korrik 2025, pas një periudhe prej 30 vitesh uzurpimi të padrejtë, familjes sonë i është kthyer në pronësi dhe posedim banesa në […]

Vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ashtu siç parashihet në kalendarin zyrtar të gjykatës. Në seancën e djeshme, në cilësinë e eksperteve, dëshmuan dy dëshmitaret e mbrojtjes së viktimave. Ato prezantuan […]

Për herë të 48-të tentohet konstituimi i Kuvendit – Seanca mbahet sot në orën 11:00

Sot, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të ri, ku deputetët pritet të mblidhen sërish për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit. Seancat e mëparshme kanë dështuar njëra pas tjetrës, kryesisht për shkak të mungesës së marrëveshjes për formimin e Komisionit për votim të fshehtë. […]