Hasani për krizën politike: Nëse s’konstituohet Kuvendi deri më 26 korrik, mund të pasojë decertifikimi i deputetëve

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka paralajmëruar se nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri më 26 korrik – afat i përcaktuar nga Kushtetuesja – pasojë e mundshme juridike mund të jetë decertifikimi i deputetëve. Në një intervistë për KosovaPress, Hasani tha se Gjykata Kushtetuese duhet të lokalizojë shkeljen dhe shkelësin e Kushtetutës, në […]

Murati kritikon Gjykatën Supreme: S’e kanë lexuar aktgjykimin e Kushtetueses, janë bërë horë publikisht

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për arkat fiskale digjitale, duke e quajtur të pabazuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ai thotë se deputetët nuk e ushtrojnë funksionin para konstituimit të Kuvendit dhe rrjedhimisht nuk ka pasur as konflikt funksional, siç pretendohet […]

Daut Haradinaj paralajmëron Serbinë: Nëse cenohet Kosova, mobilizoj 10 mijë ushtarë brenda 24 orëve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani për lëvizjet e Serbisë në kufi. Ai ka paralajmëruar se në rast të ndonjë agresioni ndaj Kosovës, është i gatshëm të veshë sërish uniformën dhe të mobilizojë 10 mijë ushtarë për 24 orë. Haradinaj theksoi se fryma patriotike […]

IPK hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut – Vlerësohet si hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka hapur sot zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut, në një ceremoni të veçantë ku morën pjesë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Erden Atiq, si dhe përfaqësues nga ARC-ja, Policia e Kosovës dhe IPK-ja. Zyrat e reja […]

Arrestohen 5 persona në Gjakovë, shihen me armë në video-incizime

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar në Gjakovë, pasi janë siguruar disa video-incizime ku ata shihen duke mbajtur armë. Gjatë kontrollit nga njësitë policore, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, dy pistoleta me gaz dhe dy fishekë. Ngjarja ka ndodhur më 17 korrik 2025, rreth orës 16:00. […]

Hoti: Kurti dhe Osmani po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese në fund të mandatit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke i cilësuar si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës. Sipas Hotit, në përfundim të mandatit të tyre pesëvjeçar, dy krerët institucionalë po bëjnë përpjekjet e fundit të dëshpëruara për të ruajtur pushtetin. “I […]

Ekstradohet nga Austria në Kosovë një person i kërkuar për vjedhje të rëndë

Një person i kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës për veprën penale “Vjedhje e rëndë” është ekstraduar nga Austria në Kosovë. Ekstradimi është realizuar sot rreth orës 01:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave i stacionit policor në Podujevë, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore. Sapo është […]

Ndërron jetë pasagjerja e lënduar në aksidentin pranë Liqenit të Livoqit në Gjilan

Ka ndërruar jetë pasagjerja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur dje afër Liqenit të Livoqit në Gjilan, ku u përfshinë dy vetura me targa vendore. Sipas Policisë, nga përplasja e drejtpërdrejtë u lënduan katër persona – dy drejtuesit dhe dy pasagjerë. Të lënduarit u dërguan fillimisht në emergjencën e Gjilanit, ndërsa drejtuesi i […]

Skenderaj: Arrestohet një burrë pasi sulmoi tri gra – viktimat përfundojnë në spital

Një burrë është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht tri gra, të cilat si pasojë e lëndimeve kanë kërkuar trajtim mjekësor. Ngjarja ka ndodhur më 17 korrik 2025 rreth orës 12:30. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kosovar u ndalua dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti […]

Shtyhet seanca për rastin “Banjska” për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim

Vetëm pak minuta pas fillimit, seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë është shtyrë për të hënën, për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim të propozuar nga Prokuroria Speciale. Lajmin e konfirmoi gjyqtari i çështjes, duke theksuar se dita e sotme ishte parashikuar pikërisht për dëshminë e këtij dëshmitari. Në Gjykatën Themelore […]