Arrestohet një 22-vjeçar në Podujevë për vuajtje të dënimit me një vit burg

Policia ka realizuar edhe një arrestim tjetër në kuadër të ekzekutimit të urdhëresave gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur më 5 dhjetor 2025, rreth orës 12:20, në fshatin Dumosh të Podujevës, ku është lokalizuar dhe arrestuar një i ri rreth 22-vjeçar me inicialet R. P., i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg. I riu ishte […]

Hoti: Jeta është shtrenjtuar rreth 60 për qind, 28 dhjetori mundësi për ndryshim

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, duke vlerësuar se pesë vitet e fundit kanë qenë vite të ngecjes dhe përplasjeve. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se shumë projekte të nisura nga qeveritë e mëhershme ende nuk janë përfunduar, ndërsa qindra miliona […]

Sot përfundon afati për ndërrimin e qendrës së votimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sot është dita e fundit që qytetarët të mund të ndryshojnë qendrën e tyre të votimit brenda komunës për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri tani 16.100 votues kanë paraqitur kërkesë për ndërrimin e qendrës së votimit. Sipas KQZ-së, aplikimi mund […]

Ambasada e SHBA-së përshëndet tranzicionin e qetë të pushtetit në komunat veriore

Ambasada Amerikane në Kosovë ka mirëpritur bartjen pa probleme të pushtetit në katër komunat veriore, ku kryetarët e Listës Srpska kanë marrë zyrtarisht detyrën nga kryetarët shqiptarë të vendosur në vitin 2023. Ceremonitë e betimit janë zhvilluar në prani të simboleve shtetërore, pa incidente. Në një deklaratë për Gazetën Express, zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së […]

Shorti i Kupës së Botës 2026, për herë të parë do të përmenden Kosova dhe Shqipëria

Sot mbahet shorti i Kupës së Botës 2026, turne që këtë edicion do të zhvillohet për herë të parë në tri shtete pritëse: SHBA, Kanada dhe Meksikë. Në këtë short historik, për herë të parë do të përfshihen edhe Kosova dhe Shqipëria, pasi të dyja kombëtaret janë pjesë e fazës play-off. Deri tani, 42 shtete […]

Rusia bllokon Snapchat dhe FaceTime: Aplikacionet po përdoren për organizimin e sulmeve

Autoritetet ruse kanë ndërmarrë masa të reja për të forcuar kontrollin mbi internetin dhe komunikimet online, duke bllokuar qasjen në Snapchat dhe duke vendosur kufizime në shërbimin e video-thirrjeve FaceTime të Apple. Rregullatori shtetëror i internetit, Roskomnadzor, ka deklaruar se këto platforma po përdoren për organizimin dhe realizimin e aktiviteteve terroriste në territorin rus, si […]

Mbi 2 mijë gjoba dhe 58 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

Shkeljet e rregullave të komunikacionit vazhdojnë të jenë një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në vend, ndërsa autoritetet policore po ndërmarrin masa të rregullta për parandalimin e tyre përmes gjobitjes së kundërvajtësve në trafik. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 2,147 gjoba ndaj pjesëmarrësve në komunikacion. Në […]

Besnik Hasi me fjalim emocionues pas fitores në Kupën e Belgjikës

Anderlechti ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Belgjikës pasi mbrëmë triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Genkut në ndeshjen e 1/8 së finales. Pas fitores, trajneri shqiptar Besnik Hasi mbajti një fjalim emocionues para skuadrës, duke i falënderuar lojtarët për paraqitjen e shkëlqyer dhe përkushtimin në fushë. Ai i motivoi futbollistët që të vazhdojnë […]

Protestë e re në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, më 13 dhjetor në Shkup

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se protesta e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së do të zhvillohet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Syla, gjatë një konference për media, bëri të ditur se tubimi do të fillojë në orën 13:00, duke apeluar për pjesëmarrje të madhe dhe zhvillim […]

Ambasada Gjermane: Kosova nuk mund të humbasë më kohë, i duhet urgjentisht qeveri funksionale

Bashkimi Evropian po i ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, sidomos ngërçin institucional të shkaktuar nga mosformimi i qeverisë dhe institucioneve të reja, situatë që e ka çuar vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të caktuara për 28 dhjetor. Në prag të zgjedhjeve, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka deklaruar se Kosova ka nevojë […]