Prishtinë: 36-vjeçar plagoset me armë, i dyshuari dorëzohet pas disa orësh

Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë ndodhi një tentativë vrasjeje ku një 36-vjeçar u plagos me armë zjarri. Policia gjeti 14 gëzhoja dhe gjurmë gjaku. Viktima u dërgua në QKUK për trajtim, ndërsa i dyshuari u dorëzua disa orë më vonë.

Tentativa e 52-të për konstituimin e Kuvendit, ambasadorët ndërkombëtarë pritet të jenë të pranishëm në orën 11:00

Sot, në orën 11:00, do të mbahet tentativa e 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, proces i papërfunduar që nga zgjedhjet e shkurtit për shkak të mospajtimeve mes partive politike. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbështesë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa është propozuar edhe formimi i një Komisioni për votim të fshehtë. Megjithatë, […]

Thaçi për “Banjskën”: Si u lejua largimi i të armatosurve sikur të ishin “krushq të lirisë”?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive nga Haga për emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka folur për ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, të cilat i cilësoi si një agresion të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të Kosovës. Thaçi ka ngritur një varg pyetjesh mbi mënyrën si u lejua hyrja e […]

Hasani: Kërkesa e presidentes për Kushtetuesen është e pabazuar

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për sqarim të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është e pabazuar dhe e papranueshme për Kushtetuesen. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani tha se vendimi pritet të merret mbi kërkesat e dorëzuara nga deputetët, jo nga presidentja. […]

OVL e UÇK-së kërkon mbështetje financiare nga Ministria e Drejtësisë për mbrojtjen e të burgosurve në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka dërguar një letër ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke kërkuar sigurimin urgjent të mjeteve financiare për mbrojtjen juridike të të burgosurve në Dhomat e Specializuara në Hagë. Në këtë letër, OVL e UÇK-së shpreh shqetësimin për mungesën e mbështetjes institucionale në mbulimin e shpenzimeve […]

Mundësia e fundit për konstituimin e Kuvendit – Ambasadorët ndërkombëtarë nesër të pranishëm në seancë

Në përpjekjen e 52-të dhe të fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues, pritet që ambasadorë të vendeve të huaja të jenë të pranishëm në seancën që do të mbahet nesër. Ambasada Gjermane ka konfirmuar se ambasadori Jorn Rohde, së bashku me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, do të ndjekin nga afër zhvillimet […]

Limaj mohon ofertën për Duda Baljen: Vetëm diskutime të zakonshme mes deputetësh

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mohuar të ketë bërë ndonjë ofertë për deputeten Duda Balje, duke thënë se mes tyre ka pasur vetëm biseda të zakonshme parlamentare. Reagimi i Limajt vjen pasi Balje, në një intervistë për Indeksonline, deklaroi se ka marrë një ofertë nga ai, por se nuk do të ndryshojë qëndrim. […]

Duda Balje: Nuk dua poste, kërkesa ime është komuna për boshnjakët

Deputetja boshnjake Duda Balje ka bërë të ditur se ka marrë një propozim nga Fatmir Limaj për të diskutuar rreth mundësisë së mbështetjes për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por thekson se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar: ajo nuk kërkon poste apo përfitime, por një komunë për komunitetin boshnjak. Në një intervistë për Indeksonline, […]

Mbyllet për publikun seanca në rastin “Banjskë” për shkak të dëshmisë së ndjeshme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka mbyllur për publikun seancën gjyqësore të së enjtes ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq. Prokurori special Naim Abazi kërkoi mbylljen e seancës duke theksuar se dëshmia e dëshmitarit Velko Iliq përfshin informacione të ndjeshme për sigurinë kombëtare […]

Ministria e Drejtësisë reagon për mbrojtjen juridike të Thaçit: Pagesat janë bërë në mënyrë të rregullt dhe transparente

Pas kërkesës urgjente të Fondacionit për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit, që Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë të ndërhyjnë për të parandaluar largimin e avokatit kryesor të ish-presidentit nga procesi në Hagë, ka ardhur reagimi zyrtar i Ministrisë. Në reagim, Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit janë […]