Arrestohet në Morinë një 40-vjeçar nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Finlanda për trafik droge
Policia kufitare e Morinës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, ka arrestuar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I ndaluari, Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë, kërkohej nga autoritetet finlandeze. Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit kishte caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. […]








