Ndalohet shtetas i Kosovës në “Bogorodicë” për tentativë kontrabandimi me 4.577 ilaçe

Autoritetet doganore në pikën kufitare “Bogorodicë” në Maqedoninë e Veriut kanë ndaluar një tentativë për kontrabandim të 4.577 ilaçeve të pasigurta. Kundër një shtetasi të Kosovës është ngritur kallëzim penal, ndërsa malli i sekuestruar. Sipas Drejtorisë së Doganave, ilaçet – përfshirë analgjetikë, anestetikë dhe solucione anti-alergjike në fiola qelqi – ishin pa paketimin origjinal dhe […]

Reagon Peci pas dështimit të konstituimit të Kuvendit: Kundër Donika Gërvallës, simbol i historisë dhe krenarisë

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish. LVV kishte propozuar fillimisht Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ajo nuk mori mbështetjen e mjaftueshme të deputetëve. Pas kësaj, LVV propozon Donika Gërvallen, por as ajo nuk u votua. Seanca u ndërpre dhe pritet të vazhdojë më 22 gusht. Bashkëpartiaku i saj, Faton Peci, ka reaguar duke […]

Arrestohet 24-vjeçari në Kaçanik për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës arrestoi mbrëmjen e së martës në Kaçanik një 24-vjeçar që ishte në kërkim nga drejtësia. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:15 në fshatin Bob, njësitet policore ndaluan K. Ç., i dënuar më parë me 8 muaj burg për mbajtje të paautorizuar të armës. Pas procedurave në polici, i riu u dërgua për […]

BIK alarmon: Varrezat osmane mbi 200 vjeçare në Rekë të Allagës u dëmtuan me ekskavator

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas demolimit të varrezave të vjetra osmane në fshatin Rekë të Allagës, në Pejë. Sipas BIK-ut, incidenti ndodhi dje në lagjet Pecaj dhe Hokaj, ku u dëmtuan gurët mbivarrorë (nishanet) që datojnë mbi 200 vjet. Në reagim, BIK e konsideron këtë akt si vandalizëm të papranueshëm, duke e cilësuar […]

Edon Zhegrova afrohet me Juventusin, zbulohen detajet e kontratës

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, duket se po afrohet drejt një transferimi në Serinë A, te Juventus. Sipas mediumit italian Tuttosport, 26-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me “Zonjën e Vjetër” dhe mund të firmosë një kontratë pesëvjeçare me pagë 2,5 milionë euro në vit. Megjithatë, ende mbetet të arrihet marrëveshja mes Juventusit dhe klubit aktual të […]

Abdixhiku: Pa shumicë parlamentare nuk mund të ketë kryetar të Kuvendit e Qeveri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës konstituive, deklaroi se thelbi i problemit qëndron tek mungesa e shumicës parlamentare. “Pa numra, pa shumicë s’mund të ketë as kryetar të Kuvendit e as Qeveri. Problemi ka qenë politik, pasi partia që doli e para nga zgjedhjet refuzon kompromis me partitë që kanë ofruar alternativë, […]

Bajrami: VV-ja nuk ka interes për konstituimin e Kuvendit, propozimet për Gërvallën ishin manovër politike

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se nuk ka interes për zgjidhjen e situatës në Kuvend. Sipas saj, propozimi i Donika Gërvallës nuk ishte i sinqertë, por një manovër politike për të shtyrë edhe më tej konstituimin. Bajrami tha se VV-ja e […]

Krasniqi: PDK-ja do të votojë kandidat të VV-së vetëm nëse nuk ka qenë pjesë e Qeverisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij do të japin mbështetje për kryeparlamentar vetëm nëse propozohet një kandidat që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti. Pas dështimit të Vetëvendosjes për të zgjedhur Albulena Haxhiun apo Donika Gërvallën, Krasniqi theksoi se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar. Ai shtoi […]

Krasniqi: Çdo kandidat i propozuar nga VV-ja do të marrë votën time

Ministri në detyrë, Elbert Krasniqi, deklaroi para gazetarëve se do të votojë pro për çdo kandidaturë që Lëvizja Vetëvendosje propozon në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. “Si në çdo seancë tjetër, edhe në këtë seancë, kandidati që propozohet votohet pro dhe kështu do të vazhdojmë. Nuk ka nevojë për analiza hipotetike, çdo propozim nga […]

Sërish pa rezultat në Kuvend – Haxhiu e Gërvalla nuk marrin votat, tentimi i radhës më 22 gusht

Lëvizja Vetëvendosje rikandidoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por ajo nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme. Nga 116 deputetë të pranishëm, 57 votuan pro, 56 kundër, ndërsa tre abstenuan. Pas saj, në votim u hodh edhe emri i Donika Gërvallës, por as ajo nuk mori mbështetjen e […]