Ymeri: Çmimi i rrymës në veri është më i ulët – qytetarët e tjerë po paguajnë importin, ndërsa atje vetëm konsum

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me dallimet në çmimin e energjisë elektrike që paguhet në komunat veriore krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Në një shkrim të saj, Ymeri ka deklaruar se tarifa e energjisë për qytetarët në shumicën e Kosovës është 9.05 cent, ndërsa në […]

Nis dëshmia e radhës në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur dëshminë dëshmitari i radhës në procesin gjyqësor ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Të hënën, para trupit gjykues po dëshmon Edmond Nulleshi, këshilltar i drejtorit ekzekutiv të shërbimeve të KEK-ut, raporton “Betimi për Drejtësi”. Seanca është duke vazhduar me pyetjet […]

FSK rrit kapacitetet profesionale: Furnizohet me veshmbathje speciale për zhytje

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar një kontratë të re për furnizim me veshmbathje të specializuara për kërkim–shpëtim në zhytje, të koduara SUFSK 1001, të cilat do të përdoren për nevojat operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kontrata, e cila ka kohëzgjatje prej 36 muajsh, është dhënë pas një procedure ritenderimi dhe synon të rrisë […]

Arrestohet në Morinë një 40-vjeçar nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Finlanda për trafik droge

Policia kufitare e Morinës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, ka arrestuar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I ndaluari, Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë, kërkohej nga autoritetet finlandeze. Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit kishte caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. […]

Taksat doganore po e rrisin ndjeshëm koston e porosive ndërkombëtare në Kosovë

Qytetarët e Kosovës që porosisin produkte online nga jashtë vendit po përballen me çmime shumë më të larta nga sa kushtojnë vetë produktet, sidomos kur vlera e tyre kalon 35 euro. Në shumë raste, kostoja totale e porosisë dyfishohet ose edhe trefishohet për shkak të taksave doganore dhe TVSH-së, që llogariten edhe mbi tarifat e […]

Greva simbolike e OJQ-ve hap “Javën Kundër Korrupsionit 2025”: Thirrje për veprim urgjent të institucioneve

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga IKD, Lëvizja FOL dhe INPO ka nisur “Javën Kundër Korrupsionit 2025” me një grevë njëditore simbolike, si formë proteste ndaj korrupsionit dhe politikave që, sipas tyre, po paralizojnë funksionimin e shtetit. Hulumtuesja ligjore e IKD-së, Arrita Rezniqi, tha se ky veprim është përgjigje ndaj mosreagimit të institucioneve përballë […]

Presidenti i Hungarisë viziton Kosovën, pritet nga Presidentja Osmani

Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të takojë Presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Takimi do të mbahet në orën 16:00 në Presidencë, ku mediat do të lejohen të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Përfaqësuesit e mediave të interesuara duhet të paraqiten në […]

Kundërpërgjigja e Liverpoolit pas deklaratave të forta të Salahut: Do të shqyrtohet e ardhmja e tij

Liverpool ka reaguar pas deklaratave bombastike të Mohamed Salahut, i cili ka shprehur pakënaqësi për marrëdhënien e tij me trajnerin Arne Slot dhe trajtimin që ka marrë gjatë periudhës së fundit. Pas barazimit dramatik 3-3 me Leeds United, ku kampanja e Liverpoolit në Premierligë përkeqësohet, Salah tha se është ndier i lënë jashtë dhe se […]

Kurti: LVV do të angazhohet për një “fitore më të madhe” në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka theksuar angazhimin e partisë për të arritur një “fitore edhe më të madhe” në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Ai ka shpërndarë një mesazh në Facebook, ku deklaroi se LVV do të angazhohet plotësisht për këtë qëllim, duke i kërkuar mbështetje qytetarëve. “Me numrin 116 bashkë me […]