Rasti në Drenas ricilësohet nga “vrasje në tentativë” në “lëndim trupor”, i dyshuari dorëzon armën dhe ndalohet 48 orë

Rasti i ndodhur më 13 tetor 2025 në rrugën “Antigona Fazliu” në Drenas, i cili fillimisht ishte raportuar si “vrasje në tentativë”, ka marrë trajtim të ri pas veprimeve hetimore. B. K. kishte mbetur i lënduar gjatë incidentit, ndërsa si i dyshuar ishte identifikuar F. R. Pasi njësitë policore kërkuan të dyshuarin në banesën e […]

Kurti: Mospajtimet me SHBA-në kanë qenë vetëm për qasjen ndaj Serbisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në mbeten shumë të mira dhe se çdo mospajtim ka qenë i lidhur vetëm me politikën ndaj Serbisë, jo me raportet bilaterale. Ai përmendi bashkëpunimin e plotë me SHBA-në për çështje humanitare dhe të sigurisë, duke e quajtur Uashingtonin aleatin kryesor të Kosovës. […]

Zyrtar policor sulmohet në autoudhën “Ibrahim Rugova”, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht mbrëmjen e djeshme në autoudhën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të fshatit Tërnje të Suharekës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, teksa ai po udhëtonte jashtë detyrës zyrtare drejt Prishtinës. Zyrtari kishte vërejtur dy automjete të ndaluara në shiritin anësor dhe, për shkak të mjegullës së dendur, u kishte kërkuar […]

KQZ miraton listën përfundimtare të 2.1 milionë votuesve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë gjithsej 2,076,290 qytetarë të Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se 1,999,205 votues do të marrin pjesë në procesin e votimit brenda […]

Çmimet u rritën ndjeshëm gjatë muajit nëntor në Kosovë

Gjatë muajit nëntor 2025, çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve në Kosovë shënuan rritje të konsiderueshme, duke e çuar inflacionin vjetor në 5.3 për qind, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Rritjet më të mëdha u regjistruan te pemët (16.1%), energjia elektrike (15.5%), biletat e fluturimeve (14.6%) dhe mirëmbajtja e pajisjeve të transportit (14.1%). U […]

Champions League rikthehet me supersfida, Inter–Liverpool në qendër të vëmendjes

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me një mbrëmje të mbushur me duele të forta, ku kryendeshja zhvillohet në “Giuseppe Meazza”, ku Interi pret Liverpoolin. Atmosfera në Milano pritet të jetë e jashtëzakonshme, me të dy skuadrat që kërkojnë kthesë pozitive pas javëve të vështira dhe polemikave të fundit. Përveç duelit kryesor, Bayern pret Sportingun, Barcelona […]

ZRRE kundërshton OEK-un: Rikthimi i bizneseve në tarifa të rregulluara do të rëndonte faturat e familjarëve

Oda Ekonomike e Kosovës ka paraqitur kallëzim penal ndaj kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahut, dhe anëtarëve të tjerë, duke i akuzuar për moszbatim të vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë. Sipas OEK-ut, mosveprimi i Bordit përbën keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkelje të detyrave, mashtrim […]

Alonso në presion te Reali, shkarkimi i mundshëm varet nga ndeshja me Manchester City-n

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, rrezikon seriozisht shkarkimin pas humbjes 2-0 ndaj Celta Vigos, ndërsa drejtuesit e klubit pritet të vendosin për të ardhmen e tij pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Manchester Cityt. Sipas mediave spanjolle, humbja dhe performanca e ekipit nuk kanë kënaqur drejtuesit e ‘Los Blancos’, të cilët […]

Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, zgjidhet udhëheqësia e re

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, ku ky këshill u konstitua dhe zgjodhi kryetaren Anita Kadriu dhe nënkryetaren Edi Gaxha Puka për të drejtuar punën e Këshillit në mandatin e ardhshëm. Nagavci falënderoi anëtarët për angazhimin dhe përgjegjësitë që bartin, duke vlerësuar […]

Çitaku reagon pas raportit të Europe Magazine: Kosova, ndër vendet ku liria e medias mbetet e cenueshme

Europe Magazine, duke iu referuar renditjes së fundit të “Reporterët pa Kufij”, ka përshkruar dallime mes vendeve europiane për lirinë e medias. Shtetet nordike si Norvegjia, Estonia, Holanda, Suedia, Finlanda dhe Danimarka kryesojnë listën për mbrojtjen e fortë ligjore të gazetarëve dhe mjedisin e favorshëm mediatik, ndërsa Kosova përmendet si një prej vendeve ku liria […]