51 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 1 me fatalitet – shqiptohen 1701 gjoba

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 51 aksidente trafiku në vend, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Sipas raportit ditor, një nga aksidentet ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 22 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar dhe 29 të tjera vetëm me dëme […]

Zyrtari i VLEN-it merr pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Zyrtari i VLEN-it, Muhamed Murtezi, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Protesta po zhvillohet në sheshin e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut dhe është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Tubimi ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj […]

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës po afrohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur optimizëm për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës pas takimit që zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin, në Turkmenistan. Ai deklaroi se paqja nuk është larg dhe se ekziston një perspektivë reale për zgjidhje. Erdogan bëri të ditur se synon ta diskutojë planin e paqes edhe […]

Ahmeti në Shkup: Drejtësi për çlirimtarët dhe pafajësi për ish-krerët e UÇK-së

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Protestës i është bashkuar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka theksuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe ka kontribuar jo vetëm në lirinë e shqiptarëve, por edhe […]

Gucati në Shkup: UÇK-ja zhvilloi luftë të drejtë për liri

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së gjatë një proteste të mbajtur në Shkup. Ai tha se tubimi është organizuar për t’u dërguar mesazh Evropës dhe komunitetit ndërkombëtar se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri kriminale. Para protestuesve, Gucati theksoi se UÇK-ja ka qenë një […]

OVL-UÇK paralajmëron ish-luftëtarët: Mos udhëtoni drejt Shkupit për protestë – ekziston rreziku i arrestimit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për kujdes ndaj ish-luftëtarëve, duke i paralajmëruar që të mos marrin pjesë në protestën e caktuar për nesër në Shkup, për shkak të mungesës së garancive për lirinë e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në komunikatën e saj, organizata bën të ditur […]

FSK shënon sukses të ri: Kadeti Gent Dakaj përfundon trajnimin në Sandhurst

Ambasada Britanike në Kosovë ka bërë të ditur se kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gent Dakaj, ka përfunduar me sukses trajnimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Dakaj është nderuar me Medaljen Sandhurst, e cila iu dorëzua nga gjeneralmajori Nick Cowley, komandant i Komandës së Trajnimit Individual të Ushtrisë. “Jemi […]

OEK i dërgon letër Kaja Kallasit, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës po shkaktojnë dëme të mëdha për vendin, veçanërisht në sferën ekonomike. Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar ndaj kësaj situate, duke i bërë thirrje BE-së që t’i heqë sa më shpejt këto masa kufizuese. Kryetari i OEK-së dhe njëherësh Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit të […]

Urime Malishevë — nënshkruhet kontrata milionëshe që zgjidh përfundimisht problemet me energjinë elektrike

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) ka nënshkruar sot një kontratë në vlerë prej 6,763,766.04 euro, e cila pritet të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me energji elektrike në Komunën e Malishevës. Kontrata parasheh realizimin e projektit kapital “Nënstacioni i ri 220/35/10(20) kV Malishevë”, i cili do të […]

Treni përplas një kombi në afërsi të Prishtinës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën industriale përgjatë rrugës Prishtinë–Fushë Kosovë, ku një tren është përplasur me një kombi. Pamjet e siguruara nga Indeksonline tregojnë se incidenti ka ndodhur në një kalim hekurudhor, në momentin kur automjeti ka hyrë në shina, ndërsa treni ishte në lëvizje. Ende nuk dihet nëse ka persona […]