Delegacion i PACE mbërrin në Kosovë për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme

Një delegacion prej gjashtë anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i udhëhequr nga Yunus Emre (Türkiye, SOC), ka mbërritur në Kosovë për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Vizita do të zgjasë nga 27 deri më 29 dhjetor. Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni i PACE do të […]

Trump urdhëron sulme në Nigeri, SHBA synon militantët e ISIS-it pas akuzave për persekutimin e të krishterëve

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi gjatë Ditës së Krishtlindjes se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një seri sulmesh në Nigeri, të drejtuara kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISIS) në veri të vendit. Vendimi vjen pas javësh akuzash nga Trump ndaj qeverisë nigeriane për mosveprim ndaj persekutimit të të krishterëve. Në deklaratën e tij, Trump tha […]

Kurti: Integrimi i Kosovës në SEPA do t’i kursejë mërgimtarëve rreth 60 milionë euro

Kryeministri Albin Kurti takoi mërgimtarët në Kamenicë, ku vlerësoi rëndësinë e mbështetjes dhe pjesëmarrjes së tyre në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit. Ai njoftoi se përfshirja e diasporës në katërvjeçarin e ardhshëm qeverisës tashmë ka marrë formë konkrete, duke përmendur disa nga zotimet e qeverisë. Ndër to është kurrikula e posaçme për mësimin e gjuhës […]

Aktakuzë ndaj doganierit në Vërmicë, kaloi kamionin pa e kontrolluar

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj doganierit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17, në […]

Bajrami: Kosova ka importuar mbi 800 milionë euro energji elektrike që nga ardhja e Kurtit në pushtet

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me importin e energjisë elektrike në Kosovë që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti. Sipas Bajramit, gjatë kësaj periudhe Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë rreth 811 milionë euro, të cilat, sipas saj, nuk […]

Mbi 100 aksidente në 24 orë, një me fatalitet dhe dhjetëra të lënduar

Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat zyrtare të qarkullimit rrugor për 24 orët e fundit, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shënuar mbi 100 aksidente trafiku në vend. Sipas raportit, një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 36 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar. Po ashtu, janë regjistruar 67 aksidente […]

Duka: “Unë besoj që ne jemi më të mirë”, por Kosova ka arritur sukses dhe është në play-off

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për përfaqësuesen e Kosovës gjatë një interviste me Arbana Osmanin në emisionin “Mirëmbrëma yje…”. I pyetur për krahasimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, Duka u shpreh se beson që Shqipëria është më e mirë, duke shtuar megjithatë se suksesi i Kosovës është për t’u vlerësuar. Ai […]

Kaçaniku kritikon Qeverinë për çmimet e larta: Po rëndohen xhepat e qytetarëve

Rritja e çmimeve dhe faturat e larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor kanë shtuar pakënaqësitë e qytetarëve në Kosovë, ndërsa kritikat janë drejtuar ndaj Qeverisë për menaxhimin e situatës. Kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka vlerësuar se politikat aktuale po e rëndojnë drejtpërdrejt barrën financiare të qytetarëve. Në një intervistë për Ekonomia Online, […]

Prezantohet sot Bursa e Mobilitetit për studentët kosovarë

Sot do të mbahet prezantimi zyrtar i Programit të Bursës së Mobilitetit për Studentë para studentëve përfitues. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Prezantimi është paraparë të zhvillohet nga ora 09:00 në Ndërtesën e Qeverisë. Kujtojmë se […]

Hasani takon qytetarët në Prapashticë, kërkon mobilizim për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Besim Hasani, me numrin 22 në listë, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Prapashticës, ku ka theksuar rëndësinë e kësaj zone në drejtim të fitores në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Gjatë fjalës së tij, Hasani u shpreh se Prapashtica ka dhënë dhe vazhdon të japë […]