Kurti: Furnizimi me energji është stabil, parashihen investime të reja në KEK

Pavarësisht ankesave të qytetarëve për reduktime dhe çmime të larta të energjisë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi aktualisht ka furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Këto deklarata ai i bëri pas një vizite në Korporatën Energjetike të Kosovës, respektivisht në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, së bashku me […]

Ambasada e SHBA-së përcjell urime për Vitin e Ri dhe thekson partneritetin me Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar qytetarët për ndërrimin e viteve, duke riafirmuar miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve. Në mesazhin e urimit, Ambasada ka shprehur shpresën që viti i ardhshëm të sjellë paqe, zhvillim dhe mirëqenie, duke theksuar rëndësinë e vlerave dhe synimeve të përbashkëta. “Urojmë që […]

Kosova importoi 351 mijë kilogramë fishekzjarre gjatë vitit 2025

Gjatë këtij viti, në Kosovë janë importuar gjithsej 351 mijë kilogramë fishekzjarre, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 800 mijë euro. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, duke u bazuar në të dhënat zyrtare doganore. Sipas tij, niveli i lartë i importit tregon një rritje të dukshme […]

Guardiola paralajmëron sfidë të vështirë ndaj Sunderlandit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka vlerësuar përballjen e radhës me Sunderlandin si një test të vështirë për skuadrën e tij, pavarësisht formës së shkëlqyer që po kalojnë “Qytetarët”. City vjen në këtë ndeshje pas nëntë fitoreve radhazi në të gjitha garat, seria më e gjatë e sukseseve që nga fundi i sezonit 2023/24, […]

Serbia ndalon dy shtetas shqiptarë në Merdarë, sekuestron mbi 30 kg kokainë

Autoritetet serbe kanë ndaluar sot dy shtetas shqiptarë në pikën kufitare të Merdarës, të dyshuar se po tentonin të kalonin kufirin duke transportuar më shumë se 30 kilogramë kokainë. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se të arrestuarit janë S.L., i lindur në vitin 2002, dhe B.U., […]

Aktakuzë për mashtrim dhe falsifikim, dëmi mbi 3.6 milionë euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, si dhe falsifikim të dokumenteve. Sipas aktakuzës, të pandehurit – zyrtarë publikë dhe kompani private – dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën […]

Aksident i rëndë trafiku në Bresje, dyshime për viktima

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Sipas informatave fillestare, dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti mund të ketë viktima, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet. Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me […]

Numërohen 653 kuti votimi – dalin rezultatet e para për kandidatët për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë numëruar 653 nga gjithsej 2,557 kuti të votimit për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, që përfaqëson rreth 25,54 për qind të totalit të votave. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje prin si subjekti politik me numrin më të madh të votave […]