Arrestohet në Prishtinë shtetasi i huaj i kërkuar nga Interpoli

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person me shtetësi të huaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i. Sipas autoriteteve, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga një shtet tjetër për dyshime në lidhje me veprat penale të shfrytëzimit të miturve dhe privimit të paligjshëm të lirisë. Arrestimi […]

Basha dhe Prattipati bisedojnë për zhvillimet politike dhe pagat e RTK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, u takua sot me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati, me të cilën shkëmbeu qëndrime rreth situatës së fundit politike në vend, si dhe çështjes së pagave të punëtorëve të RTK-së. Në njoftimin e Kuvendit thuhet se Basha ka shprehur keqardhje për mosvotimin e […]

Vushtrria nis fushatën kundër braktisjes së shkollimit

Në kuadër të Javës kundër Braktisjes së Shkollimit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri ka zhvilluar një tryezë me nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta, me synim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e vijimit të rregullt të mësimit dhe parandalimit të braktisjes së shkollës. Në aktivitet morën pjesë kryetari i komunës, […]

Arrestimi i Avni Qenajt në Serbi: Çfarë dihet deri tani

Autoritetet serbe kanë arrestuar ish-pjesëtarin e UÇK-së, Avni Qenaj nga Romaja e Prizrenit, vetëm pak ditë pas lirimit të Arbnor Spahiut. Lajmi është konfirmuar nga MPJD-ja dhe OVL-UÇK-ja. MPJD njoftoi se Zyra Ndërlidhëse në Serbi ka kërkuar informacion zyrtar për arsyet e arrestimit, vendin e mbajtjes dhe statusin e tij, ndërsa janë informuar edhe BE-ja […]

Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë janë ekzekutuar

Shtesat për më shumë se 400 mijë fëmijë janë procesuar. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një njoftimi në Facebook. Sipas tij, pagesat pritet të reflektojnë brenda ditës në xhirrollogaritë e të gjithë përfituesve.

Liga e Kampionëve rikthehet sot, Chelsea–Barcelona në qendër të vëmendjes

Pas pauzës së kombëtareve, sot rikthehet Liga e Kampionëve me një program të pasur prej nëntë ndeshjesh, të cilat pritet të sjellin spektakël dhe emocione për tifozët. Pika kryesore e mbrëmjes do të jetë dueli në “Stamford Bridge”, ku Chelsea pret Barcelonën, një përballje që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e ditës. Dy ndeshjet e […]

Kapet sasi mallrash të padeklaruara me vlerë mbi 10 mijë euro në pikën kufitare Merdarë

Zyrtarët doganorë në Merdarë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara në një automjet me targa të huaja, gjatë kontrollit të kryer mbrëmjen e së hënës. Sipas Doganës së Kosovës, rreth orës 22:00, shoferi kishte deklaruar fillimisht se nuk transportonte mallra për t’u doganuar, por pas një kontrolli të detajuar në vijën e […]

Nait Hasani akuzon Qeverinë Kurti për krizën buxhetore dhe mungesë të shumicës parlamentare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se vendi po përballet me një krizë serioze buxhetore për shkak të, siç tha ai, keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti. Sipas tij, përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi ekzekutivin dhe kryeministrin në detyrë. Hasani theksoi se opozita nuk mund të fajësohet për mosvotimin e buxhetit, duke […]

Orav: BE-ja ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë që nga viti 1999

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se nga viti 1999 e deri më sot, BE-ja ka investuar gjithsej 3.7 miliardë euro në Kosovë. Këto komente ai i dha gjatë hapjes së ekspozitës fotografike “BE-në përkrah”, e cila u prezantua sot në Prishtinë dhe që paraqet ndikimin e projekteve të […]

Grabitje e armatosur në Prishtinë ndaj furgonit të parave, ka pasur të shtëna

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 14:00 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku është sulmuar një furgon që transportonte para. Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë incidentit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, bëri të ditur se nga informacionet e para nuk raportohet […]