Një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur mbrëmë në Vushtrri, pasi një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të axhës së saj dhe familjarëve të tjerë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesi ka deklaruar se i dyshuari ka qëlluar dy herë drejt familjes së tij, moment në të cilin është plagosur në krah vajza e vëllait të tij. E mitura është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është larguar nga […]









