Islam Selmani nënkampion bote në karate, arrin sukses historik për Kosovën

Karateisti kosovar Islam Selmani ka shkruar histori në Kampionatin Botëror të Karatesë që po mbahet në Kajro, duke u shpallur nënkampion i botës në kategorinë deri në 60 kilogramë. Në finalen e madhe ai u përball me turkun Eray Samdan, një nga sportistët më të suksesshëm në këtë disiplinë, ku pas një përballjeje të fortë […]

KQZ: Sot mbyllen afatet kryesore për subjektet politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot, më 30 nëntor, përmbyllen disa afate të rëndësishme për subjektet politike në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Në njoftimin e fundit, KQZ ka specifikuar se deri në fund të ditës përfundon afati për aplikimin e subjekteve […]

Fatmir Limaj: Lufta çlirimtare vazhdon të sfidohet edhe pas 20 vitesh

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në 20-vjetorin e aktgjykimit të tij lirues nga Gjykata e Hagës, ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe mbrojtëse për popullin e Kosovës. Ai kujtoi se procesi gjyqësor në Hagë ishte i gjatë dhe i vështirë, në një kohë kur Kosova ende nuk kishte shtetësi dhe as […]

Kosova në rrezik të humbë fonde nga Plani i Rritjes së BE-së

Mosratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën e 19 nëntorit ka ngritur rrezikun që Kosova të humbasë mbi 200 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së. Për miratim duhen 80 vota, ndërsa në Kuvend votuan vetëm 48 deputetë, me opozitën që akuzoi Vetëvendosjen për zvarritje të proceseve. Plani i Rritjes, që përfshin 2 miliardë […]

Mbi 1,200 gjoba trafiku brenda 24 orëve – 52 aksidente të evidentuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shqiptuar gjithsej 1,231 gjoba trafiku. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 52 aksidente, prej të cilave 26 me dëme materiale dhe 26 me persona të lënduar. Në raportin ditor theksohet se janë arrestuar 17 persona, ndërsa 10 prej tyre janë dërguar […]

Një vit pas shpërthimit në Ibër-Lepenc, ende pa përgjegjësi

Sot bëhet një vit nga shpërthimi i rëndë në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok, ku rreth 20 kilogramë eksploziv goditën infrastrukturën kritike të vendit, me dëme rreth 400 mijë euro. Ngjarja u konsiderua sulm terrorist, ndërsa Kosova akuzoi Serbinë, e cila mohoi përfshirjen. Edhe pas një viti, rasti mbetet i pazbardhur: nuk ka aktakuzë dhe […]

Milot Rashica pritet të largohet nga Besiktashi gjatë janarit

Milot Rashica po përjeton një sezon të vështirë te Besiktashi, ku paraqitjet nën pritshmëri dhe problemet me lëndime kanë ndikuar që klubi turk të shqyrtojë largimin e tij në afatin kalimtar të janarit, raportojnë mediat turke. Anësori kosovar, i cili po e zhvillon sezonin e tij të tretë me ekipin nga Stambolli dhe ka kontratë […]

Zgjedhjet e 28 dhjetorit – KQZ hap afatin për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur periudha 11-ditore për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda së njëjtës komunë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Ky afat zgjat nga 26 nëntori deri më 6 dhjetor 2025. https://qv.kqz-ks.org/sq/PollingCenter/ActualPollingCenter Gjatë këtij intervali, votuesit mund të kontrollojnë se në […]

28 vjet nga dalja e parë publike e UÇK-së: një ditë kujtese dhe krenarie kombëtare

Sot shënohen 28 vjet nga dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ngjarje që më 28 Nëntor 1997 shënoi kthesën vendimtare në rrugën drejt çlirimit të vendit. Po atë ditë, në fshatin Llaushë të Skenderajt, UÇK-ja u shfaq publikisht për herë të parë gjatë varrimit të mësuesit Halit Geci, i cili ishte […]

Shqiptarët festojnë 113-vjetorin e Pavarësisë

Shqiptarët në të gjitha trevat dhe diasporë po kremtojnë sot 113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, momenti historik i 28 Nëntorit 1912 kur në Vlorë u ngrit flamuri kuqezi dhe u shpall shteti i ri shqiptar. Kjo ditë përkujton fundin e sundimit osman dhe fillimin e epokës moderne të shtetit shqiptar. Në Kosovë, […]