Suedezi arrestohet në “Prishtina Mall” pas vjedhjes së një çante “Boss”

Një shtetas suedez është arrestuar të dielën pasdite në Qendrën Tregtare “Prishtina Mall”, pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë luksoze të markës “Boss”. Sipas informacioneve nga sigurimi i qendrës, rasti ka ndodhur në lokalin “Boss”, ku çanta me vlerë 269.99 euro ishte marrë pa leje, pasi i ishte hequr pajisja e sigurisë (alarmi). Policia […]

Nisin gjykimet për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, dhe ish-drejtorit të Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, Hysen Muzliukaj, të akuzuar për korrupsion nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, të dy ngarkohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin që lidhet me këmbimin […]

17-vjeçari në Fushë Kosovë arrestohet për drogë dhe vjedhje

Një adolescent 17-vjeçar është ndaluar nga Policia pas një kontrolli rutinë në rrugën “Besa-Besë” në Fushë Kosovë, më 18 tetor 2025, rreth orës 16:30. Gjatë kontrollit, në çantën e tij u gjetën 3.21 gramë marihuanë, një thikë dhe mallra të dyshuara të vjedhura, përfshirë çokollata, pije energjetike, një maskë ushtarake dhe një dorezë ngjyrë të […]

Kosova në prag të historisë, Sahiti: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, Rrahmani rikthehet për ndeshjet e radhës

Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka folur për ecurinë e “Dardanëve” në kualifikimet për Kampionatin Botëror, shanset për play-off dhe gjendjen shëndetësore të kapitenit Amir Rrahmani. Në një intervistë për KosovaPress, Sahiti ka theksuar se skuadra ka hyrë në një fazë të re pas rezultateve pozitive në Grupin B, por ka bërë thirrje […]

Motoristët shqiptarë marshojnë në Hagë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot në mëngjes nisi rigrupimi i motoristëve që po udhëtojnë drejt Hagës, në mbështetje morale për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim nga Gjykata Speciale. Destinacioni i tyre është Sheveningen, ku ndodhen të burgosurit, dhe dita e sotme pritet të jetë e veçantë dhe simbolike. Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), […]

Ronaldo: “Suksesi nuk është rastësi” pas fitores së Al-Nassr

Cristiano Ronaldo ishte ndër lojtarët më meritorë në fitoren e skuadrës së tij, Al-Nassr, ndaj Al-Fateh në Ligën Profesionale Saudite. Sulmuesi portugez fillimisht humbi një penallti, por vetëm një minutë më vonë e korrigjoi gabimin me një gjuajtje të fuqishme nga distanca. Pas ndeshjes, Ronaldo ndau një mesazh motivues në rrjetet sociale: “Suksesi nuk është […]

Grenell: Gjykata Speciale e korruptuar, të ndërpritet financimi

Richard Grenell, Emisar i SHBA-së për Misione Speciale, ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë është tërësisht e korruptuar dhe ka propozuar që t’i ndërpritet financimi. Deklaratat e tij u bënë përmes një postimi në rrjetin social X. Grenell përmendi edhe rastin e Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, i arrestuar nga Gjykata Speciale mbi pesë […]

Liverpool – Manchester United, derbi i javës në Premierligë

Këtë të diel, Premierliga angleze ofron një nga përballjet më të pritura të sezonit, ku Liverpool përballet me Manchester United në kuadër të javës së 8-të të kampionatit. “Reds” aktualisht renditen të tretët me 15 pikë, katër më pak se kryesuesit e Arsenalit, ndërsa vijnë pas një periudhe jo të mirë me tri humbje radhazi, […]

Ushtria izraelite nis sulme ajrore në Gaza pas incidentit në Rafah

Ushtria izraelite ka nisur një sulm ajror në Gaza, pas një incidenti në Rafah, në pjesën jugore të Gazës, ku trupat izraelite u sulmuan me armë zjarri, raporton The Times of Israel. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ende nuk kanë komentuar mbi sulmet, ndërsa si Izraeli, ashtu edhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të […]