Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, sot zhvillohen 9 ndeshje spektakolare

Pas një pushimi trejavor, Liga e Kampionëve rikthehet sonte me 9 ndeshje që premtojnë shumë spektakël. Ndeshjet e para fillojnë në orën 18:45, ku Barcelona do të përballet me Olympiacosin, ndërsa Kairat do të luajë ndaj Pafosit. Më pas, në orën 21:00 do të zhvillohen ndeshjet e tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në […]

Takimi Trump-Putin në dyshim pas shtyrjes së takimit Rubio-Lavrov

Takimi i planifikuar për këtë javë mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shtyrë për arsye të panjohura, duke hedhur dyshime mbi zhvillimin në të ardhmen e afërt të samitit mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Ky zhvillim vjen pasi Trump deklaroi […]

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

Procesi i miratimit të buxheteve komunale për vitin fiskal nuk është përfunduar ende në 11 komuna të Kosovës, duke rrezikuar funksionimin normal dhe zbatimin e projekteve të reja. Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat Viti, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren, Prishtinë dhe […]

Diant Ramaj refuzon Kosovën, synon të luajë për Gjermaninë

Portieri i Bundesligës, Diant Ramaj, ka konfirmuar se nuk do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Këtë e bëri të qartë menaxheri i tij, Jurgen Schwab, duke mohuar raportimet se Ramaj do t’i bashkohej “Dardanëve” nga nëntori. Ramaj, 24 vjeç, është i huazuar te Heidenheimi nga Borussia Dortmund dhe ka shprehur qartë dëshirën […]

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka nisur udhëtimin për në Nju Jork, ku sot do të përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Seanca mbahet më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë), dhe në të do të shqyrtohet raporti periodik i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë. Ministrja Gërvalla do të prezantojë punën e institucioneve të Kosovës, duke theksuar rezultatet, sfidat dhe prioritetet e […]

Instruktorja e shoferëve në Ferizaj është ndëshkuar për kundërvajtje në trafik, pasi një kandidate e auto-shkollës është kapur duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes.

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ndaloi automjetin në rrugën “Brahim Ademi”, ku kandidate G.H. po drejtonte mjetin nën mbikëqyrjen e instruktore­s N.S. (51 vjeçe). Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes është kundërvajtje, ndërsa instruktora u gjobit me 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 3 muaj, […]

Në Hajvali janë zbuluar mbetje eshtërore që dyshohet t’i përkasin të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gërmimet në varrezat e fshatit Hajvali janë kryer me urdhër të gjykatës. Njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë nxjerrë mbetjet që pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore. Punimet në vendin e gjetjes do […]

KQZ-ja drejt shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po hyn në fazën përfundimtare të procesit për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se gjatë ditës së hënë do të përfundojë numërimi i votave nga jashtë Kosovës, pas së cilës do të numërohen votat me kusht dhe […]

Kurti në pikëpyetje: Afati për formimin e Qeverisë afrohet, pa shenja të marrëveshjes

Gjysma e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së re ka kaluar, por ende nuk ka sinjale konkrete nga Albin Kurti për ndonjë marrëveshje apo shumicë të mundshme. Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit por pa shumicë, gjendet nën presion për të siguruar 61 votat e nevojshme në Kuvend. Zëdhënësi […]