Dy shtetas serb ndalohen në kufi, tentuan të fusin mallra pa dokumentacion

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serb pasi dyshohet se kanë tentuar të fusin në vend mallra komerciale pa dokumentacion të rregullt. Sipas njoftimit, gjatë patrullimit të djeshëm njësitet policore kanë ndaluar një veturë që drejtohej nga një shtetas i Serbisë, ndërsa si pasagjer ndodhej një tjetër bashkëkombës i tij. Gjatë kontrollit në automjet, […]

Samiti i Brdo-Brijunit nis sot në Durrës, Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën

Në Durrës ka nisur sot Samiti i Iniciativës Brdo-Brijunit, që ka mbledhur liderët më të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zhvillimet rajonale dhe perspektivën evropiane të rajonit. Në qendër të diskutimeve do të jenë çështje si zbatimi i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian prej 6 miliardë eurosh, bashkëpunimi rajonal, […]

Ngërçi institucional po godet ekonominë e Kosovës

Moskonstituimi i institucioneve shtetërore po ndikon negativisht në ekonominë e vendit, duke krijuar pasiguri për bizneset vendore dhe investitorët e huaj. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e stabilitetit politik po pengon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Profesori S. Rexhepi tha për KosovaPress se “ekonomia dhe shteti ndodhen në gjendje të paorganizuar”, ndërsa bizneset ndërkombëtare po shtyjnë investimet […]

Kanella dhe kafeja – kombinimi që forcon trupin dhe mendjen

Një gastroenterolog i trajnuar në Harvard, Dr. Saurabh Sethi, rekomandon shtimin e kanellës në kafe për përfitime të mëdha shëndetësore. Kanella përmban antioksidantë që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak dhe luftojnë stresin oksidativ, duke mbrojtur trupin nga sëmundje si zemra, kanceri dhe Alzhaimeri. Dr. Sethi sugjeron gjithashtu shtimin e vajit MCT nga kokosi, […]

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Radac të Pejës, policia sekuestron armën dhe gëzhojat

Një incident me armë zjarri ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Radac të Pejës, gjatë një ahengu familjar (fejesë), ku janë dëgjuar disa të shtëna që kanë shqetësuar banorët përreth. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, rasti është raportuar më 4 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën “Ozman Zekaj”. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje […]

Erdogan: Lirimi i pengjeve nga Hamasi, një pikë kthese e mundshme për paqe në Lindjen e Mesme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përshëndetur zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar planin e paqes të propozuar nga Donald Trump si një mundësi për ndryshim historik. Në një deklaratë të cituar nga SkyNews, Erdogan vlerësoi vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet izraelite, duke theksuar se ky […]

Sallahu: Mbi 12 milionë euro pasuri e konfiskuar në katër vitet e fundit

Mbi 12 milionë euro është vlera e pasurisë së sekuestruar, ngrirë dhe konfiskuar gjatë katër viteve të fundit nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili ka theksuar se shumë shpejt në fokus do të […]

Presidenca e Kosovës: Vuçiq po rikthen retorikën e Millosheviqit, paqja është zgjedhja jonë

Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po përpiqet ta shfrytëzojë këtë periudhë për të siguruar mbështetjen e vendeve të NATO-s dhe shteteve evropiane. Në reagimin e saj, Presidenca e cilëson këtë retorikë si të rrezikshme […]

PDK e LDK: Dialogu Kosovë–Serbi në “vdekje klinike”, marrëdhëniet me aleatët të dëmtuara rëndë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj dialogut Kosovë–Serbi, duke e cilësuar procesin si të futur në “vdekje klinike” dhe duke theksuar se marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë janë cenuar rëndë. Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, në një intervistë për Ekonomia Online […]

19-vjeçari kapet me substanca narkotike në Suharekë, i gjenden 17 qese marihuanë

Njësia për Hetimin e Narkotikëve në Prizren ka zhvilluar një aksion në Suharekë, ku është arrestuar një 19-vjeçar nën dyshimin se merrej me shpërndarje të substancave narkotike. Ngjarja ka ndodhur më 3 tetor 2025, rreth orës 19:10, në fshatin Shirokë të Suharekës. Gjatë kontrollit të trupit të të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 17 […]