Mitrovicë e Jugut: Nis numërimi i votave për asamblenë komunale në qendrën “OMNI Sport”

Në qendrën e numërimit “OMNI Sport” në Mitrovicën e Jugut ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët e asamblesë komunale. Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ), Bajram Hajdari, ka bërë të ditur se të gjitha materialet zgjedhore kanë arritur me kohë dhe se procesi po zhvillohet pa pengesa. “Shpresojmë që gjithçka të […]

BE: Mbulimi mediatik rriti transparencën e raundit të parë të zgjedhjeve lokale

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka vlerësuar zhvillimin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale si një proces paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës. Në reagimin e BE-së thuhet se pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve dhe mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës nga mediat kanë kontribuar në rritjen e transparencës së […]

Kurti: Qeveria e re do të prezantohet deri më 26 tetor

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re, të cilën e ka quajtur “Qeveria Kurti 3”. Në një konferencë për media, Kurti theksoi se afati i fundit për mbajtjen e seancës ku do të prezantohet kabineti i […]

17 komuna zgjedhin kryetarët në raundin e parë, 19 të tjera shkojnë në balotazh

Në Kosovë është mbajtur sot raundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku nga gjithsej 38 komuna, 17 kanë zgjedhur kryetarët e tyre që në raundin e parë. Pa balotazh, kryetarët janë zgjedhur edhe në katër komunat veriore dhe në disa komuna të tjera me shumicë serbe. Ndërkaq, 19 komuna do të shkojnë në balotazh, përfshirë […]

Kurti mban konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor për kryetarë komunash

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të mbajë sot në mëngjes një konferencë për media, e cila pritet të fillojë në orën 10:00. Konferenca vjen një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarë komunash, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka publikuar rezultatet përfundimtare për disa komuna. Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar […]

Presidentja Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Slloveni, e ftuar speciale në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot drejt Sllovenisë për një vizitë zyrtare, ku do të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Lubjanë. Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello. Gjatë vizitës njëditore, Presidentja Osmani do të […]

100 prokurorë kujdestarë në terren për mbrojtjen e votës së lirë

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë angazhuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës për të mbikëqyrur procesin zgjedhor të sotëm. Sipas njoftimit, ky angazhim ka për qëllim trajtimin e menjëhershëm të çdo parregullsie që mund të ndodhë gjatë zhvillimit të zgjedhjeve […]

Rama pas fitores ndaj Serbisë: Me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas fitores historike të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë mbrëmjen e djeshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një fotografi të futbollistëve kuqezi pas ndeshjes, duke e shoqëruar me një mesazh urimi për qytetarët. “MIRËMËNGJESI, dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të […]

UNRWA: Ushqim i mjaftueshëm për tri muaj për popullsinë e Gazës

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka njoftuar se aktualisht ka furnizime ushqimore të mjaftueshme për të ushqyer të gjithë popullsinë e Rripit të Gazës për një periudhë prej tre muajsh. Në një konferencë për media, drejtoresha e komunikimit e UNRWA-së, Juliette Touma, tha se shpërndarja e ndihmave humanitare është “absolutisht kritike”, duke theksuar […]

Arrestohen shtatë persona në Podujevë, dyshohet për veprimtari me substanca narkotike

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në fshatin Shtedim të Podujevës, ku janë arrestuar shtatë persona, të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme me substanca narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar rreth orës 12:00 nga njësitë e hetimeve të Stacionit Policor në Podujevë, në […]