Djali i Hashim Thaçit, në ballë të protestës në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është parë në mesin e protestuesve të shumtë që sot janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të shprehur mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë. Protesta, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), […]

Zyrtarizohet marrëveshja e re me përzgjedhësin Franco Foda

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se ka finalizuar marrëveshjen e re dyvjeçare me përzgjedhësin Franco Foda, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit deri në fund të vitit 2027. Kontrata është nënshkruar më 6 tetor nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe përzgjedhësi Foda, në ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar, duke […]

KDI: Vendimi i Kushtetueses mund ta ndalë formimin e Qeverisë

Vullnet Bugaqku nga KDI ka thënë se ankesa e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit mund të ndikojë në procesin e formimit të qeverisë. Sipas tij, gjykata mund të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e punës së Kuvendit dhe veprimeve institucionale, derisa të merret vendimi përfundimtar. […]

Dy policë sulmohen në Vushtrri, i dyshuari përfundon në mbajtje

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor pas një sulmi që ka ndodhur pasditen e së enjtes në Vushtrri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari nuk ka ndaluar në momentin kur është urdhëruar nga zyrtarët policorë dhe më pas i ka goditur ata me motoçikletë. Ngjarja është […]

Tiranë, sot protestë në mbështetje të çlirimtarëve – 60 autobusë nisen nga Kosova

Sot në orën 17:00, në kryeqytetin shqiptar do të mbahet një protestë e madhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Sipas njoftimit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, rreth 60 autobusë janë nisur nga qytete të ndryshme të Kosovës drejt Tiranës për të marrë […]

Osmani takon kryemyftiun Tërnava, diskutojnë rolin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për angazhimin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, si dhe për traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojën për ta kultivuar atë më tej. Presidentja Osmani vlerësoi […]

Lista Serbe sfidon Kuvendin, dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

Vetëm pak ditë pas konstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ka vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e këtij procesi duke ankuar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e nënkryetarit serb, Nenad Rashiq. Në ankesën e dorëzuar, kjo parti pretendon se gjatë zgjedhjes janë bërë shkelje kushtetuese dhe të rregullores së Kuvendit, duke kërkuar nga Gjykata […]

Rasti Thaçi dhe të tjerët – Gjykatësja kërkon rishikimin e parashtrimeve konfidenciale

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit kundër administrimit të drejtësisë, Prokuroria, mbrojtja dhe Administratorja janë urdhëruar të rishikojnë parashtrimet e klasifikuara si konfidenciale. Sipas zëdhënëses së DhSK-së, Angela Griep, gjykatësja Marijorie Masselot ka kërkuar që palët të arsyetojnë pse dokumentet duhet të mbeten konfidenciale ose të kërkojnë […]

Mitrovicë: Verifikohet 74% e vendvotimeve – Tahiri i PDK-së udhëheq me 50.04%, Peci i VV-së me 45.76%

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë deri më tani janë verifikuar 74.29% të vendvotimeve, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Nga votat e verifikuara në garën për kryetar të Komunës së Mitrovicës, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, po prin me 50.04% të votave të fituara. […]