Sulm kibernetik paralizon disa aeroporte evropiane, shkakton vonesa e anulime fluturimesh

Një sulm kibernetik ka goditur të shtunën një ofrues shërbimesh përgjegjës për sistemet e regjistrimit dhe imbarkimit, duke shkaktuar kaos në disa aeroporte evropiane, përfshirë Brukselin, Londrën dhe Berlinin. Aeroporti i Brukselit njoftoi se sistemet e automatizuara janë mbyllur dhe po përdoren procedura manuale, gjë që ka sjellë vonesa të mëdha dhe anulime fluturimesh. Deri […]

Kongresisti Mast kërkon që anëtarësimi i Kosovës në NATO të bëhet prioritet i SHBA-së

Kongresisti amerikan Brian Mast ka paraqitur një amendament në Kongres që vendos anëtarësimin e Kosovës në NATO si prioritet të politikës amerikane në Ballkan. Nismën e mbështet edhe kongresisti Keith Self dhe është vlerësuar nga organizata “Albanians for America” si hap historik për rajonin. Amendamenti përfshin mbështetje për pavarësinë e Kosovës, prioritet në emërimin e […]

Kurti e quan shqetësuese shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas raportimeve për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarakë rusë, duke e cilësuar këtë veprim si “shumë shqetësues”. Ai theksoi se Kosova qëndron në solidaritet me Estoninë gjatë kësaj situate. Sipas autoriteteve estoneze, tre avionë MiG-31 të Rusisë hynë pa leje në hapësirën […]

Liga e Parë: Sot në program ndeshjet e javës së tetë

Sot në futbollin kosovar zhvillohet java e tetë e Ligës së Parë, ku do të luhen gjithsej nëntë ndeshje. Kryendeshja e ditës pritet të jetë ajo mes Trepçës dhe Suharekës. Përballjet tjera janë: Trepça ’89 – KEK-u Vushtrria – Vojsa Feronikeli ’74 – Tefik Çanga 2 Korriku – Liria Istogu – Rilindja Prizreni – Dinamo […]

38 aksidente trafiku në 24 orë, mbi 2 mijë e 500 gjoba nga Policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 38 aksidente trafiku, prej tyre 25 me persona të lënduar dhe 13 me dëme materiale, pa asnjë rast me fatalitet. Në kuadër të masave për siguri në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 571 gjoba ndaj shoferëve […]

Kurti: Nuk jemi prishur me SHBA-të, pezullimi ka të bëjë vetëm me planifikimin e dialogut strategjik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sot në mbledhjen e Qeverisë për pezullimin e dialogut strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se sipas njoftimit të Ambasadës amerikane në Prishtinë, bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik, dhe jo të vetë procesit apo komunikimit të rregullt që ekziston mes dy […]

Tentim vrasje në Mitrovicë, nipi dyshohet se sulmoi hallën e tij

Një grua nga Mitrovica ka raportuar në polici se nipi i saj ka tentuar ta privojë nga jeta. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar nga familjarët në repartin e neuropsikiatrisë. Ndërkohë, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar.

Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona

Në Prishtinë është raportuar për një rast të vrasjes në tentativë gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia ka arrestuar tre të dyshuar kosovarë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre dhe në një veturë të njërit prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtër – pistoletë dhe një armë automatike AK-47. Të dyshuarit janë […]

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në arsyetimin e saj, gjykata ka theksuar se kjo masë mbetet e domosdoshme dhe është mënyra e vetme për të parandaluar mundësinë e ndikimit në prova dhe dëshmitarë. Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka […]

Zbulohet i dyshuari për 500 kg marihuanë në Suharekë, policia në ndjekje

Një nga sekuestrimet më të mëdha të këtij viti në Kosovë, rreth 500 kilogramë marihuanë, është zbuluar në Suharekë, ndërsa i dyshuari kryesor për këtë rast është F. N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë. Ai është shpallur në arrati pas operacionit policor që gjeti lëndën narkotike në një objekt që dyshohet të jetë në pronësi të […]