FSK trajnon pjesëtarët për qitje në distanca të largëta

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar një trajnim të specializuar për pjesëtarët e saj në qitje në distanca të largëta, me synim ngritjen e kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale. Në një njoftim në Facebook, FSK bëri të ditur se ky trajnim ka për qëllim certifikimin e ushtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të […]

Osmani takohet me Clintonin në Nju Jork, ndajnë rrëfimin e Kosovës nga çlirimi deri sot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Nju Jork me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se gjatë këtij takimi ndau së bashku me Clintonin rrëfimin e Kosovës nga çlirimi e deri më sot, para një audience ndërkombëtare. “E nderuar që rrëfimin e Kosovës, nga çlirimi e deri më […]

Zvicra përfshihet nga reshjet e borës, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Zvicra është përfshirë sot nga reshje të dendura bore, të cilat kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor. Në Bettmeralp të kantonit Wallis dhe në First të Grindelwaldit në kantonin Bern, qytetarët u zgjuan me një peizazh të mbuluar nga bora. Sipas “Meteo Schweiz”, kufiri i borës është regjistruar mes 1800 dhe 2100 metrave, […]

Aksident në magjistralen Ferizaj–Gjilan, përplasen veturë policie dhe veturë civile

Një aksident trafiku është shënuar sot rreth orës 12:00 në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Sojevë, ku janë përfshirë një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe një veturë civile me targa vendore. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nga aksidenti nuk ka persona të […]

AUV: Peshku i ngrirë i sigurt për konsum, paraziti Anisakis nuk paraqet rrezik

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se prania e parazitit Anisakis simplex në peshqit e ngrirë nuk përbën rrezik për shëndetin publik. Sipas AUV-së, ngrirja në temperatura të ulëta ua shkatërron aftësinë parazitëve për të shkaktuar sëmundje, ndërsa gatimi mbi 60°C siguron eliminimin e çdo rreziku të mundshëm. Në komunikatë theksohet se peshku […]

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e dëmton Kosovën ndërkombëtarisht

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka paralajmëruar se kriza politike po e lë Kosovën pa zë të besueshëm në arenën ndërkombëtare dhe po bllokon procese kyçe, si buxheti dhe reformat. Ai u bëri thirrje partive që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të mundësojnë funksionimin e institucioneve, duke theksuar se […]

Presidentja Osmani takohet me Trumpin: “Miqësia me SHBA-të mbetet boshti i pathyeshëm”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në një takim nga presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë vizitës së saj në ShBA. Në një reagim në Facebook, Osmani tha se takimi protokollar u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore. Ajo falënderoi Trumpin për interesimin dhe angazhimin e tij për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e […]

Kamenicë: Ndalet autoambulanca me targa të Serbisë, hyri ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka ndaluar të premten një autoambulancë me targa të Serbisë në fshatin Kapi të Kamenicës, pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin. Sipas raportit të Policisë, në autoambulancë gjendeshin shoferi, një pasagjer dhe dy pacientë. Ata janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt me vendim […]

Prizren: Arrestohet 28-vjeçari që shpërndante drogë, kapet pas një ndjekjeje nga policia

Njësia e Hetimeve të Narkotikëve në Prizren ka arrestuar një 28-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike në qytet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 26 shtatorit, kur hetuesit, pas informacioneve operative, kanë vërejtur një veturë VW Golf VI ngjyrë hiri që po përdorej për shpërndarje të marihuanës. Policia i ka dhënë urdhër shoferit të […]

Mitrovicë e Veriut: Arrestohen tre persona për vjedhjen e një trotineti në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Mitrovicën e Veriut, në lidhje me një rast vjedhjeje të raportuar më 19 shtator në Vushtrri. Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe ndaluar tre meshkuj kosovarë, të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Gjatë hetimeve është gjetur edhe trotineti i vjedhur, i cili […]