Aksion i Policisë në veri, konfiskohen armë dhe bluza me simbole nacionaliste serbe
Policia e Kosovës, me mbështetje të Doganës, po zhvillon një operacion në veri të vendit. Gjatë këtij aksioni janë gjetur armë si dhe bluza me simbole nacionaliste serbe. Ende nuk janë dhënë detaje rreth numrit të armëve dhe llojit të simboleve të sekuestruara, ndërsa operacioni është duke vazhduar.









