Javën tjetër promovohet libri për dhunën në arsim në Vushtrri në vitet ’90

Më 10 shtator 2025, në orën 12:00, në shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri do të mbahet ceremonia e promovimit të një botimi të ri me dy tituj: “Dhuna në arsim në Komunën e Vushtrrisë në dhjetëvjetorin e shekullit të kaluar” dhe “Historiku i Këshillit komunal për financim në Vushtrri gjatë viteve 1990-1999”. Autorët […]

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në Bazel

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para udhëtimit për në Bazel, ku do të përballet me Zvicrën. Stërvitja u karakterizua nga një atmosferë pozitive, ndërsa fokusi kryesor ishte përgatitja taktike dhe përqendrimi maksimal i futbollistëve për sfidën e radhës.

Dogana e Kosovës kap 1 kilogram marihuanë në një dërgesë postare

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën Doganore të Postës, gjatë një kontrolli rutinë të dërgesave me prejardhje nga jashtë vendit, është zbuluar dhe konfiskuar një sasi narkotike. Gjatë inspektimit të një pakoje të dyshimtë, zyrtarët doganorë gjetën dy qese plastike të mbushura me një substancë të blertë, që dyshohej të ishte […]

Auditori dërgon 69 raste me parregullsi në Prokurori

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka njoftuar se ka dërguar në Prokurorinë e Shtetit gjithsej 69 raste të evidentuara në 103 raporte të auditimit financiar dhe të pajtueshmërisë për sezonin 2024/2025. Zëvendësauditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, bëri të ditur se këto raste lidhen kryesisht me dyshime për shkelje në prokurimin publik, subvencione e transfere, investime […]

Shefi i NATO-s kërkon qartësi mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret sqarime rreth garancive të sigurisë që Evropa mund t’i ofrojë Ukrainës pas përfundimit të luftës me Rusinë. Ai ka theksuar se kjo pritet të ndodhë në samitin e aleatëve të Ukrainës që mbahet të enjten, ose menjëherë pas tij. “Pres që nesër, ose menjëherë […]

Qeveria në detyrë: Intervistimi i Kurtit në zyrë nuk është standard i dyfishtë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është kritikuar nga partitë opozitare pas paraqitjes së tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës në rastin ku Faton Klinaku, ish-udhëheqës i OVL-UÇK-së, akuzohet për kanosje ndaj tij. Në reagim ndaj këtyre kritikave, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se paraqitja e Kurtit nuk përbën standard të dyfishtë. Ai theksoi se […]

Lëvizja Vetëvendosje pritet të ndërmarrë këtë të dielë hapin vendimtar drejt formimit të Qeverisë, duke votuar Albin Kurtin si mandatar për kryeministër në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur procesi i konstituimit të Kuvendit është bllokuar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, por LVV po synon të përshpejtojë procedurat për krijimin e ekzekutivit. Pas votimit në Këshill, emri i Kurtit do t’i dërgohet presidentes Vjosa Osmani, e cila pritet të ndërmarrë hapat e mëtejshëm […]

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pasi në rrjetin social TikTok u publikua një video ku dy të rinj shiheshin duke shtënë me armë zjarri në fshatin Rakosh.

Të dyshuarit janë identifikuar si Kushtrim Arifaj dhe Besjan Hajrizaj, të dy rreth 21-vjeçarë. Pas lokalizimit, njësitet policore kanë kryer kontroll në shtëpitë e tyre, ku me pëlqimin e familjarëve janë konfiskuar armët e përdorura. Të rinjtë kanë pranuar se kishin shtënë me armë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar […]

MINT intensifikon inspektimet për çmimet e teksteve shkollore dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar se nga 1 shtatori ka shtuar inspektimet në të gjithë territorin e Kosovës me qëllim mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe monitorimin e çmimeve të teksteve shkollore. Në njoftim thuhet se deri më tani janë kontrolluar mbi 30 […]