Kërkohet paraburgim për policin e arrestuar në Vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pjesëtarit të Njësisë Speciale Operative, M.L., i dyshuar për disa vepra penale. Sipas Prokurorisë, ndaj tij rëndojnë akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, zbulim të fshehtësisë zyrtare, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo […]

FIFA gjobit FShF-në me 185 mijë euro dhe urdhëron uljen e kapacitetit të stadiumit

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit (FShF) me 200 mijë dollarë, përkatësisht 185 mijë euro, për shkak të sjelljes së papërshtatshme të tifozëve në ndeshjen Shqipëri – Serbi, të zhvilluar më 7 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ndeshja, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, përfundoi pa gola, ndërsa kuqezinjtë […]

48 pjesëtarë të rinj certifikohen në Njësinë Speciale Operative

Sot, më 4 shtator 2025, në kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u zhvillua ceremonia solemne e certifikimit të 48 pjesëtarëve të rinj të Njësisë Speciale Operative (NJSO), të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin bazik për operatorë të kësaj njësie elitare të Policisë së Kosovës. Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i […]

Thyhet ajsbergu më i madh në botë, A23a

Ajsbergu më i madh në botë, i njohur si A23a, po shpërbëhet me shpejtësi duke u copëtuar në blloqe gjigante, kanë konfirmuar shkencëtarët e British Antarctic Survey (BAS), shkruan CNN. Fillimisht, A23a kishte një masë prej rreth 1.1 trilionë tonësh dhe shtrihej në një sipërfaqe prej 3,672 km² – më i madh se Rhode Island […]

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër–Kosovë, pritet përkrahje e madhe për “Dardanët”

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet të premten nga ora 20:45 në stadiumin “St. Jakob Park” në Basel. Shitja e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës kishte nisur më 29 gusht, ndërsa sipas gazetës zvicerane “Blick”, interesimi ishte i madh dhe stadiumi është mbushur […]

Vetaksidentohet veturë policore në Jashanicë të Klinës

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është përfshirë në një vetaksident mëngjesin e së enjtes në fshatin Jashanicë të Klinës. Si pasojë e aksidentit, vetura ka mbetur e rrokullisur në rrugë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk është bërë e ditur gjendja shëndetësore e personave që ndodheshin në automjet. Në vendngjarje ndodhet […]

IPK arreston një zyrtar policor të Njësisë Speciale, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe armëmbajtje pa leje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar mbrëmë një zyrtar të Njësisë Speciale Operative. Sipas IPK-së, me vendim të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, pasi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Në […]

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit: shumë zotime, pak rezultate

Më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit amerikan të atëhershëm Donald Trump, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik. Dokumenti u nënshkrua në katër gjuhë: shqip, anglisht, serbisht dhe hebraisht. Një nga rezultatet kryesore ishte njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit, […]

Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për RTKlive se të gjitha subjektet janë njoftuar […]

Dy të lënduar nga dy vetaksidente në Duhël të Suharekës

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e dy vetaksidenteve që kanë ndodhur rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Duhël të Suharekës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka konfirmuar rastin, duke thënë se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë proceduar sipas procedurave. Njëra nga veturat e përfshira […]