Kroacia bllokoi 8 tonë domate shqiptare me pesticide, tre të arrestuar në Berat

Tre persona janë arrestuar në Berat pas bllokimit dhe asgjësimit nga autoritetet kroate të rreth 8 tonë domate të ardhura nga Shqipëria, të cilat rezultuan me nivel të lartë të preparatit “Chlorfenapyr”. Në kuadër të operacionit të koduar “Again”, u arrestua M.Q., 40 vjeç, administrator i subjektit që eksportoi domatet drejt Kroacisë, si dhe dy […]

IT-ja, në mesin e të dyshuarve për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

Policia e Kosovës ka ndaluar 11 persona të dyshuar lidhur me shpërthimin e ndodhur më 30 prill 2025 në oborrin e QKUK-së, ku cak ishte vetura e drejtorit të atëhershëm, O.H. Në mesin e të arrestuarve është edhe F.H., i cili ka punuar si IT në QKUK deri në momentin e arrestimit, sipas burimeve. QKUK […]

Qalaj (PDK): Nuk do të ketë Qeveri “Kurti 3”, priten zgjedhje të parakohshme

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar se sipas tij nuk ka mundësi të krijohet një Qeveri e tretë me Albin Kurtin dhe se përpjekjet për formimin e saj nuk do të japin rezultat. Ai shtoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, duke marrë parasysh zhvillimet në Kuvend dhe forcën e […]

Mitrovicë e Veriut: 17-vjeçari sulmohet nga grup personash, dërgohet në spital

Një i mitur është sulmuar mbrëmë në Mitrovicën e Veriut nga një grup personash, duke pësuar lëndime trupore. Ngjarja ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 19:50, në rrugën “Kral Petar”, ndërsa viktima, 17-vjeçar, u sulmua teksa ishte në park. Si pasojë e sulmit, i mituri mori lëndime në kokë dhe u dërgua për trajtim […]

Erdogan telefonon emirin e Katarit: Turqia mbështet Dohën pas sulmit izraelit

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të qëndrojë pranë Dohës me të gjitha mjetet pas sulmit të Izraelit. Telefonata mes dy liderëve u zhvillua të martën, ku u diskutuan edhe hapat e mëtejshëm për menaxhimin e situatës pas incidentit. Sulmi izraelit ka […]

Kusari-Lila: Nisma refuzon propozimin për nënkryetar të Kuvendit

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se Nisma Socialdemokrate ka refuzuar ofertën e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje për të propozuar një nënkryetar të Kuvendit. Sipas Kusari-Lilës, oferta parashihte që Nisma të propozojë një prej dy deputetëve të saj për postin e nënkryetarit, duke respektuar rregulloren që përcakton gjininë e nënkryetarit në varësi […]

Prishtinë: Dy të rinj arrestohen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës, sekuestrohet marihuanë

Policia e Kosovës ka ndërprerë një rast të shitblerjes së narkotikëve në Prishtinë, duke arrestuar dy persona të rinj. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:50, në rrugën “19 Qershori”, ku gjatë patrullimit policia ka vërejtur një shkëmbim të dyshimtë mes dy të rinjve – njëri në këmbë dhe tjetri me motoçikletë. Gjatë ndërhyrjes është […]

MPJD apel qytetarëve: Shmangni udhëtimet nëpërmjet Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, duke e cilësuar këtë masë të nevojshme për sigurinë e tyre. Apeli vjen pas arrestimit të qytetarit Hazir (Arif) Haziri nga autoritetet serbe më 8 shtator, në pikën kufitare në Merdar, gjatë hyrjes […]

Rrahje mes tre personave në Viti, sekuestrohet një pistoletë me gaz

Një përleshje fizike ka ndodhur dje në rrugën “UÇK” në Viti, ku tre persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje. Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz. Personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e marra. Sipas vendimit të prokurorit, njëri nga të dyshuarit […]