Gjilan: Djali kërcënon nënën, dërgohet në Spitalin Psikiatrik

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të shtunën në Gjilan, ku një i dyshuar mashkull kosovar ka kanosur dhe ofenduar nënën e tij, një grua kosovare. Policia njofton se i dyshuari, përdorues i lëndëve narkotike, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje në Spitalin Psikiatrik, nën përkujdesjen e autoriteteve policore.

Ancelotti: Transferimi i Mbappés te Real Madrid ishte vendim i zgjuar

Carlo Ancelotti, aktualisht selektor i Brazilit, ka komentuar për ish-klubin e tij, Real Madridin, duke e cilësuar transferimin e Kylian Mbappés sezonin e kaluar si një vendim shumë i zgjuar nga bordi i klubit. Italiani theksoi se pas largimit të Benzema, Real Madrid kishte nënshkruar Joselu, i cili performoi mirë, por për një klub si […]

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja, Serbia sfidon ekuilibrin rajonal

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor pasqyron garën e fuqive të mëdha për ndikim. Serbia kombinon armatim nga Perëndimi, Kina dhe Rusia, ndërsa vendet e tjera mbeten kryesisht me teknologji perëndimore. Shpenzimet ushtarake në rajon dallojnë, me Serbinë që vitin e kaluar shpenzoi 2.2 miliardë dollarë, pesë herë më shumë se Shqipëria. Kosova, që po transformon […]

Superliga: Sot zhvillohen katër ndeshje, vëmendja kryesore te Prishtina – Drita

Sot zhvillohen katër ndeshje të javës së katërt të Superligës së Kosovës në futboll. Vëmendja kryesore është te përballja mes Prishtinës dhe Dritës, që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:15. Në të njëjtën ditë, ndeshja mes Gjilanit dhe Malishevës nis nga ora 15:00, ndërsa në të njëjtin […]

Ferizaj: Vdes një burrë pasi u godit nga lis i rrëzuar

Një burrë ka humbur jetën në fshatin Manastric të Ferizajt, pasi një lis ra mbi të duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Policia njoftoi se viktima ishte duke prerë dru pranë oborrit kur ndodhi rasti. Ai u dërgua fillimisht në qendrën emergjente e më pas në QKUK, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Lidhur […]

Tentim vrasje në Vushtrri – dy vëllezër dyshohet se qëlluan drejt veturës së viktimës në Nadakofc

Një tentim vrasje me armë zjarri është raportuar mbrëmë në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë. Sipas burimeve, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, dy vëllezër të dyshuar, G.M. 27 vjeç dhe G.M. 30 vjeç, kanë ndjekur me veturë viktimën A.H., 24 vjeç. Në një moment, pasagjeri i veturës së të dyshuarve ka shtënë disa herë në drejtim […]

Sindikata e Arsimit kritikon qeverinë për mungesë të teksteve shkollore: “Shekulli 21 nuk plotësohet me shkumësa e shpuza”

Fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë po shoqërohet me mungesë të teksteve për nxënësit, duke nxitur kritika nga Sindikata e Arsimit. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha për Ekonomia Online se qeveria po përsërit gabimet e mëparshme dhe se shpërndarja e librave përmes subvencionimit të prindërve nuk ka dhënë rezultat. Sipas tij, deklaratat […]

Detaje nga tentim vrasja me armë pranë KFC-së në Prishtinë – autorët ende në arrati

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30 në rrugën “Woodrow Wilson” në Prishtinë, pranë objektit të KFC-së, ku është raportuar për gjuajtje me armë zjarri. Sipas burimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, fillimisht të shtënat janë bërë nga një veturë VW Golf 7, ngjyrë hiri e mbyllur, e cila më pas […]

Rreth 20 mijë kosovarë drejt bregdetit shqiptar vetëm të shtunën

Fundjava e dytë e shtatorit ka sjellë sërish fluks të madh në pikën kufitare të Morinës, ku vetëm të shtunën mbi 20 mijë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt bregdetit shqiptar. Shqiptarët e Kosovës po e shfrytëzojnë çdo fundjavë për të pushuar në bregdetin e Shqipërisë, ndërsa për çmimet e këtij sezoni veror ka mendime […]