Gushti 2025: Regjistrohen mbi 1,000 ndërmarrje të reja, 90 ndërmarrje u shuan

Gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 1,068 ndërmarrje të reja në Kosovë, duke shënuar një rënie prej 18.8% krahasuar me korrikun, por një rritje prej 17.4% në raport me gushtin e vitit të kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Në të njëjtën periudhë janë shuar 90 ndërmarrje, raporton Indeksonline. […]

Jakaj nga IKD: Basha arbitrarisht konstatoi konstituimin e Kuvendit

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, në mënyrë arbitrare ka konstatuar që Kuvendi është konstituuar. Jakaj tha se fillimisht ndërrimi i mënyrës së votimit u bë nga kryesuesi i seancës konstituive, deputeti më i vjetër Avni Dehari, ndërsa më pas Basha në mënyrë arbitrare […]

Vendim nga FIFA, vetëm 6,500 shikues të lejohen në ndeshjen Serbi – Shqipëri

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 11 tetor, do të luhet në praninë e vetëm 6,500 tifozëve. Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me mbylljen e një pjese të stadiumit “Duboçica” në Leskovc, për shkak të incidenteve të shumta gjatë ndeshjes së fundit kundër Anglisë. Sipas […]

PZAP refuzon ankesën e PDK-së kundër LVV-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kundër Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me një postim në rrjetin social Facebook nga kandidarja për kryetare të Drenasit, Egzona Tërdevci. Ankesa e PDK-së pretendonte se Tërdevci kishte publikuar një postim ku akuzonte PDK-në për dy kandidatë në garën për kryetar […]

Erdogan përshëndet përpjekjet e Trumpit për paqe në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Duke reaguar pas publikimit të një plani paqeje nga Shtëpia e Bardhë, Erdogan tha se “përshëndet përpjekjet dhe lidershipin e Trumpit për ndaljen e gjakderdhjes dhe arritjen e një armëpushimi”. Plani amerikan, […]

Jock Covey, ish-zëvendës i Bernard Kouchner, dëshmitari i radhës në mbrojtje të Hashim Thaçit

Ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, ku dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Hashim Thaçit është Jock Covey. Covey ka qenë zëvendës i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) gjatë periudhës 1999-2001. Para tij, në mbrojtje kanë dëshmuar James Rubin, Paul Williams dhe John Duncan.

Xhiro e dytë e Ligës së Kampionëve zhvillohet sot me nëntë ndeshje në program

Sot në mbrëmje zhvillohet xhiroja e dytë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku nëntë ndeshje pritet të sjellin sfida të forta dhe emocionuese. Real Madrid, klubi më i suksesshëm në historinë e kompeticionit, ka udhëtuar mbi 7,000 kilometra drejt Almatyt në Kazakistan, ku do të përballet me ekipin vendas, Kairatin. Pavarësisht largësisë […]

Sot përfundon masa e përkohshme e Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar se sot përfundon masa e përkohshme e vendosur më 5 shtator, e cila pezulloi të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit, përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë. Kjo masë u mor pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, që kontestoi zhvillimin e seancës konstituive dhe zgjedhjen […]

Edita Tahiri kritikon Kurtin: Kërkoi lëmoshë politike në SHBA

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara. Tahiri tha se mashtrimet e Kurtit tashmë kanë mbërritur edhe në Amerikë, duke theksuar se ai u përpoq t’u shpjegonte zyrtarëve amerikanë arsyet e pezullimit të dialogut strategjik, por sipas saj, […]

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit është themel i paqes dhe stabilitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në konventën promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), deklaroi se Marrëveshja e Ohrit mbetet dokument kyç për paqen dhe stabilitetin në Maqedoninë e Veriut dhe duhet të respektohet nga të gjitha forcat politike. Ai tha se gjatë dy dekadave të fundit, në bashkëpunim me SHBA-në, […]