Shpërthen gypi i kanalizimit në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, SHSKUK jep detaje

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton se mbrëmë, në mesnatë, në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK ka ndodhur shpërthimi i një gypi të kanalizimit në korridorin e repartit. Menjëherë pas incidentit kanë reaguar ekipet teknike dhe të mirëmbajtjes, dhe situata është vënë nën kontroll. SHSKUK konfirmon se nuk ka pasur […]

Dy persona arrestohen pas një incidenti gjatë asfaltimit të rrugës “A” në Prishtinë

Asfaltimi i rrugës “A” në Prishtinë ka nisur me tensione, pasi dy persona u arrestuan nga policia pas një incidenti që ndodhi në vendin e punimeve. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se të arrestuarve u është shqiptuar gjobë për “Prishje të rendit […]

Pejë: Aktakuzë ndaj një personi për vjedhje gjësendeve mbi 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet B.B., i dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë me vlerë mbi 100 mijë euro. Sipas aktakuzës, më 21 prill 2025, i pandehuri ka hyrë në mënyrë të paligjshme në një shtëpi private në Pejë, duke thyer dritaren e katit të dytë, […]

Vushtrri: Tre persona arrestohen pas një përleshjeje fizike

Tre persona janë arrestuar në Vushtrri pasi u përleshën pas një mosmarrëveshjeje. Njëri prej tyre mori tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.

Arrestohet 31-vjeçari në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunim, armëmbajtje pa leje dhe narkotikë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 31-vjeçar në Fushë Kosovë, i cili dyshohet për kryerjen e disa veprave të rënda penale. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë, i dyshuari L.H. akuzohet për ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij, ndërsa nuk përjashtohen dyshimet për kryerjen e veprës penale të dhunimit. […]

KQZ: Numri i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale ka tejkaluar atë të vitit 2021

Të hënën në mëngjes, KQZ nisi javën e fundit të shqyrtimit të aplikimeve për regjistrimin e shtetasve jashtë Kosovës që duan të votojnë me postë në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025. Që nga 23 korriku, zyrtarët kanë punuar çdo ditë nga ora 08:00 deri në mesnatë, duke shqyrtuar mijëra aplikime të dërguara përmes platformës […]

Jasharaj: Viti i ri shkollor nis me kohë, por sfidat mbesin – kërkojmë rritje pagash dhe kontratë kolektive

Vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor 2025–2026, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar se mësimi do të fillojë me kohë, por problemet e njëjta me arsimin në Kosovë po vazhdojnë të përsëriten. Jasharaj theksoi se mungesa e kontratës kolektive dhe vonesat me tekstet shkollore mbeten ndër sfidat kryesore. Ai kritikoi […]

KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve dhe shprehet i gatshëm për situata emergjente në Kosovë

Misioni i KFOR-it ka njoftuar se javëve të fundit ka ofruar ndihmë në shuarjen e zjarreve në disa zona të Kosovës, pas kërkesës së Institucioneve përmes Agjencisë për Menaxhimin Emergjent. Në njoftim thuhet se ndihma ka përfshirë operacione të zbulimit dhe ndërhyrje direkte, ku një rol të rëndësishëm e ka pasur Task Forca e Aviacionit […]