Presidenti Begaj uron Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe institucional. “Urime, Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të […]

Krasniqi: Basha s’i plotëson kriteret, por në mungesë të një kandidati më të mirë nga LVV do ta votojmë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar para nisjes së seancës konstituive se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nuk i plotëson kriteret për të qenë kryetar i Kuvendit. Megjithatë, ai theksoi se nëse LVV nuk propozon një kandidat më të mirë, PDK është e gatshme ta votojë Bashën. Krasniqi po ashtu […]

Haxhiu: Emrat për kryetar të Kuvendit do t’i mësoni së shpejti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka refuzuar të zbulojë emrat që partia e saj do të propozojë për postin e kryetarit të Kuvendit, para seancës konstituive të sotme. E pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Haxhiu u përgjigj shkurt: “Do ta merrni vesh shpejt”, pa dhënë ndonjë detaj shtesë.

Bahtiri i gëzohet hapjes së urës së re në Mitrovicë: “Urime gjithë Kosovës”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është shfaqur sot i buzëqeshur në Kuvend, duke shprehur entuziazmin për hapjen e urës së re mbi lumin Ibër në Mitrovicë. “Urime ura e re gjithë Kosovës. Kënaqësi e veçantë sot, e kemi urën e hapur. Është e lirë për të gjithë qytetarët që lidh dy brigjet e lumit […]

Nura kundër kandidaturës së Bashës: “Është fyerje për votuesit që një magar t’u prijë 100 luanëve”

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka reaguar ashpër ndaj kandidaturës së Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit, duke e quajtur atë një fyerje për votuesit në Kosovë. Nura tha se propozimi i Vetëvendosjes në seancën e kaluar ishte befasi, madje edhe për vetë deputetët e kësaj partie. “Është për të ardhur keq që VV vendos […]

Haradinaj: AAK preferon Konjufcën, por nuk përjashton Bashën si kandidat për kryetar të Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka pasur si preferencë Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit, por nuk e përjashton mundësinë që të shqyrtojë edhe kandidaturën e Dimal Bashës. “Dimali nuk është preferenca jonë, por megjithatë ta shohim. Ne i kemi qëndrimet tona dhe do […]

PDK mblidhet për të vendosur qëndrimin rreth votimit të kryetarit të Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se para nisjes së seancës së sotme, grupi parlamentar i PDK-së do të zhvillojë një mbledhje për t’u koordinuar lidhur me qëndrimin që do të marrin në votimin për kryetarin e Kuvendit. “Do ta kemi një mbledhje tash, sigurisht”, u shpreh Qalaj.

Leon Avdullahu zgjedh Kosovën, konfirmohet nga kryetari i FFK-së

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka konfirmuar se futbollisti Leon Avdullahu ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës. Në një postim në Facebook, Ademi u shpreh se pritjes i erdhi fundi dhe se “Leoni është i Kosovës”. Ai theksoi se vendimi i Avdullahut erdhi pas një takimi që kishin zhvilluar […]

BE-ja ndan 7.5 milionë euro shtesë për sektorin energjetik në Kosovë

Bashkimi Evropian ka ndarë edhe 7.5 milionë euro për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke rikonfirmuar angazhimin për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër. Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet janë disbursuar më 19 gusht 2025 dhe bëjnë pjesë në ndihmën e përgjithshme prej 75 milionë eurosh që […]