VV dërgon në Gjykatë Supreme vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kanë paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 2025-ës. Ankesa, e dorëzuar më 26 gusht, argumenton se vendimi i KQZ-së për refuzimin e certifikimit ishte i bazuar në nenet […]

Kryeziu: Kurti duhet ta shkarkojë Albulena Haxhiun nga posti i ministres pas zgjedhjes nënkryetare të Kuvendit

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet ta lirojë nga detyra ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, pasi ajo është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Një ditë më parë, deputetët e Kuvendit zgjodhën Dimal Bashën kryetar të Kuvendit, ndërsa Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala morën […]

Importet e Kosovës në korrik shënojnë rritje, tregu dominohet nga Kina dhe Turqia

Importet e Kosovës gjatë muajit korrik kanë shënuar rritje të konsiderueshme, duke reflektuar kërkesën e lartë në tregun vendor dhe varësinë e madhe nga mallrat e huaja. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), importet nga Bashkimi Evropian arritën në 283,1 milionë euro (42,9% e importeve totale), me një rritje prej 4,5%. Partnerët kryesorë ishin […]

Emisari i BE-së thekson rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë–Serbi

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka nënvizuar se normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për qytetarët në terren. Pas vizitës në Prishtinë më 6 gusht, ku takoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, Sorensen zhvilloi sot bisedime përgatitore në Beograd për raundet e ardhshme të dialogut. “E […]

Fatale: Aksident trafiku në Drenas, 49-vjeçari humb jetën

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë të Drenasit, ku ka humbur jetën një person. Rreth orës 02:00 të datës 27 gusht, një veturë e tipit Toyota Corolla ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës. Si pasojë, shoferi A.B., […]

Policia ndalon kontrabandën e 40 kecave në Domorovc

Sot më 26 gusht 2025, njësitë policore kufitare të SPMK–Muqivërc parandaluan një rast kontrabandë në Domorovc. Gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore u gjetën 40 keca, me vlerë rreth 6,000 €, pa dokumentacion të nevojshëm. Rasti u referua prokurorit kujdestar dhe kafshët dorëzohen në doganë. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Osmani mirëpret fillimin e zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur hapjen e procesit të zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit dhe ka shprehur shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën. Në një njoftim në Facebook, Presidenca bën të ditur se Osmani i uron punë të mbarë kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, […]

KDI: Votimi për nënkryetarët nga komunitetet jo-shumicë duhet të bëhet në pako

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për dështimin e Kuvendit që të përmbyllë konstituimin, duke theksuar se gjatë votimit të nënkryetarëve nga komunitetet jo-shumicë është shkelur procedura. Sipas KDI-së, Kushtetuta, Rregullorja e Punës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë që nënkryetarët të votohen në pako, për të siguruar konsensus dhe përfaqësim. KDI u […]

Kryeziu: PDK dhe LDK s’kanë argument juridik për të mos e votuar Rashiqin

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar mospjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së në votimin për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit. Ai tha se një veprim i tillë është i pakuptimtë, pasi Kushtetuta përcakton qartë që kandidati duhet të jetë deputet nga komuniteti serb, pa specifikuar domosdoshmërisht se duhet të vijë nga […]

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit, vazhdon të enjten

Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë dhe do të vazhdojë të enjten në orën 11:00. Ndërprerja erdhi pasi nuk u arrit të zgjidhej nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb.