Kurti akuzon Serbinë për përpjekje të vazhdueshme për destabilizim të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e vendit. Gjatë mbledhjes së qeverisë të mbajtur sot, ai theksoi se këto veprime po ndodhin në një kohë kur Kosova është e përqendruar në forcimin e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë. “Ndërkohë që ne po angazhohemi për thellim dhe […]

Shtëpia e Bardhë: Trump ndërhyri për të ndalur përshkallëzimin mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka luajtur rol aktiv në zbutjen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij të dytë presidencial. Këtë e ka bërë të ditur Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për media. Leavitt theksoi se brenda gjashtë muajve të parë të […]

“Terren i pashkelur kushtetues” – Analistët: Gjykata Kushtetuese kërkon zgjidhje për krizën politike

Kosova ndodhet në një ngërç të thellë politik, pasi edhe pas 54 seancave nuk është arritur konstituimi i Kuvendit të ri, që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo bllokadë ka shtyrë Gjykatën Kushtetuese të ndërhyjë me një masë të përkohshme për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e procesit. Albert Krasniqi nga Demokracia Plus thotë se Gjykata […]

Lirimi i pesë policëve të dyshuar për vdekjen e Agon Zejnullahut, familja reagon e shqetësuar: Ky vendim na hapi edhe më shumë plagët

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të liruar nga masa e paraburgimit pesë zyrtarët policorë të dyshuar për vdekjen e Agon Zejnullahut, ka reaguar familja e të ndjerit. Bëhet fjalë për rreshterin Ibrahim Nela dhe zyrtarët Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, të cilët po përballen me akuzën për “vrasje nga […]

Prizren: Lyerja me ngjyrë ari e shtatores së Skënderbeut, Totaj: Veprim i paautorizuar, policia po heton rastin

Në Prizren është ndezur debat pas lyerjes me ngjyrë ari të përkrenares dhe shpatës së shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar për këtë veprim duke sqaruar se nuk është pjesë e ndonjë procesi zyrtar restaurimi. “Sipas informacioneve që posedojmë, ky ndryshim nuk është miratuar […]

Hetime pas deklaratave për tela elektrikë në Liqenin e Ujmanit – nuk u gjet rrezik për qytetarët

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur hetimet lidhur me deklaratat e kryetarit të Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës, i cili më 30 korrik deklaroi në media se në Liqenin e Ujmanit janë vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, që sipas tij paraqesin rrezik për qytetarët. I njëjti është […]