Shorti për nënkryetarin serb të Kuvendit, juristët: Procesi është jokushtetues

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës është bllokuar në pikën e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Pasi kandidati i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dështoi tri herë të marrë 61 votat e nevojshme, kryekuvendari Dimal Basha vendosi të aplikojë shortin, duke përfshirë në garë edhe Nenad Rashiqin nga një tjetër parti serbe. Juristët theksojnë se ky […]

Dita e të Zhdukurve – Hoti: Janë gjetur mbetjet e së paku 9 individëve, priten gërmime në 5 lokacione të tjera

Kosova po shënon sot dhe nesër Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, me homazhe që nisën nga ora 10:45 te Monumenti i Personave të Zhdukur. Ende mbi 1.600 qytetarë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të […]

BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht takimet me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe kabinetin e tij brenda ndërtesës së Qeverisë, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë. Në një letër të datës 8 gusht 2025, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, theksoi se vendimi lidhet […]

Cakolli: Kosova po shkon me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka paralajmëruar se procesi i konstituimit të Kuvendit po e shtyn vendin drejt një krize të re kushtetuese, edhe më të thellë se ajo për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas tij, pas konsumimit të të gjitha kandidaturave nga radhët e komunitetit serb, Kuvendi mund të mbetet […]

Fëmijët që regjistrohen në shkolla dhe çerdhe duhet të kenë dëshmi vaksinimi

Autoritetet kanë njoftuar se, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe udhëzimet administrative për regjistrimin e fëmijëve në institucionet arsimore dhe parashkollore, çdo fëmijë që regjistrohet në çerdhe, kopshte apo shkolla fillore duhet të pajiset me dëshmi vaksinimi. Kjo masë synon të mbrojë shëndetin e fëmijëve dhe komunitetit shkollor, duke […]

Kurti liron nga detyra Emilija Redžepin pas emërimit si nënkryetare e Kuvendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi. Vendimi është marrë pas emërimit të saj si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe. Një ditë më parë, Kurti kishte caktuar Blerim Sallahun ushtrues detyre të Ministrit […]

Ndërpritet seanca e konstituimit të Kuvendit, vazhdon bllokada

Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, pasi procesi ngeci te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Deputeti Nenad Rashiq nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për këtë post. Nga 55 deputetë që morën pjesë në votim, 1 votoi kundër dhe 20 abstenuan. Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se […]

Limaj për punimin e Bashës: Ka fyer dhe shtrembëruar vendin e vet, kjo është shumë serioze

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas publikimit të një punimi shkencor ku bashkautor është kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ku përmendet në mënyrë kritike UÇK-ja. Limaj e ka cilësuar artikullin të papranueshëm dhe me pasoja të rënda për imazhin e Kosovës.“Është një punim shkencor që shërben për studentë, profesorë, prokurorë, gjyqtarë […]

Duda Balje: Nuk do të votoj për asnjë kandidat nga pakica serbe

Deputetja e Unionit Socialdemokrat nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidat nga pakica serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. E pyetur nëse do të votonte për Nenad Rashiqin, Balje tha se “nuk kam votë për asnjë kandidat nga pakica serbe”. Ajo shtoi më tej se […]