KPK mban takim të jashtëzakonshëm, shfuqizon dy vendime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, ka mbajtur takimin e 271-të me radhë, në formë të jashtëzakonshme, ku janë marrë dy vendime të rëndësishme. Pas shqyrtimit të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës (PA.nr.10/2025), që lidhet me shfuqizimin e Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin […]

Kurti u bën thirrje serbëve të Kosovës që të aplikojnë për 121 vende pune në komunat veriore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u është drejtuar serbëve të Kosovës në gjuhën serbe për t’i ftuar që të aplikojnë në konkursin e hapur nga Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” për plotësimin e 121 vendeve të punës në komunat veriore. Ai ka bërë të ditur se konkursi është shpallur për pozita në Leposaviq, Mitrovicën e […]

Presidentja Osmani kritikon heshtjen e Shkupit ndaj thirrjeve raciste në Kumanovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj thirrjeve raciste kundër shqiptarëve që u dëgjuan gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë. Ajo i quajti këto thirrje një sulm ndaj bashkëjetesës ndëretnike dhe theksoi se sporti duhet të bashkojë njerëzit, jo të përhapë urrejtje. Osmani u shpreh e shqetësuar për […]

Tentim vrasje në Rahovec – një person plagoset nga një plumb në rrethana të paqarta

Një person ka mbetur i plagosur nga armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës në Rahovec. Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”. Viktima ka deklaruar se është goditur nga një plumb që i ka ardhur nga një drejtim i panjohur. Rrethanat e ngjarjes mbeten […]

Arianit Koci: Rritja ekonomike në Kosovë është vetëm në letra – qytetarët nuk e ndjejnë në jetën e përditshme

Avokati Arianit Koci ka kritikuar ashpër mënyrën se si paraqitet rritja ekonomike në Kosovë, duke e quajtur atë një iluzion që nuk përkthehet në përmirësim të jetesës së qytetarëve. Në një analizë të publikuar në Facebook me titullin “Manuali i mbijetesës në Kosovë – Pjesa I”, Koci thekson se rritja që raportohet çdo vit është […]

KQZ mban sot mbledhje – këto janë pikat e rendit të ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje, e cila pritet të fillojë në orën 13:30. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës, përfshirë çështje që lidhen me përgatitjet për proceset zgjedhore dhe vendime të tjera të rëndësishme për funksionimin e institucionit. Detaje të mëtejshme pritet të bëhen […]

U kap me marihuanë në “Sunny Hill” – 22-vjeçari nga Shqipëria në ndalim 48-orësh

Një i ri nga Shqipëria është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë natës në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, pasi u kap me një sasi të dyshuar marihuanë në posedim. Ngjarja ka ndodhur më 4 gusht 2025, rreth orës 01:30, gjatë operacionit të sigurisë në festival nga Njësia e Inteligjencës. I dyshuari, rreth 22 vjeç […]

Heqja e vizave për kosovarët nga Bosnja mund të vonohet për vite

Gati tre vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të letërnjoftimeve në kuadër të Procesit të Berlinit, qytetarët e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në Bosnje e Hercegovinë. Arsyeja kryesore mbetet mungesa e ratifikimit nga autoritetet shtetërore të Bosnjës, për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve serbë. Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija […]

Zgjedhjet lokale: KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 1,729 aplikime për regjistrim si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet e 12 tetorit, janë miratuar 1,239 dhe janë refuzuar 490, kryesisht për shkak të mungesës së dokumenteve që vërtetojnë adresën jashtë vendit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se refuzimi nuk është përfundimtar dhe aplikuesit mund të […]

Plagoset një burrë në rrugën Klinë–Gjakovë, ishte me familjen në momentin e sulmit

Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Klinë–Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se viktima ishte duke udhëtuar me familjen e tij kur ndodhi sulmi. Sipas informacioneve […]