Kurti: Nga “truri që ikën” te “zemra që nuk harron” – mirëseardhje për diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përshëndetur ardhjen e mërgatës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e tyre për vendin. Në një postim në Facebook, ai tha se Kosova nuk flet më për “trurin që ikën”, por për “zemrën që nuk harron”. Kurti theksoi se bashkatdhetarët nuk janë vetëm mysafirë që sjellin mallin për vendlindjen, por […]

Prenkaj kërkon shkarkimin e ambasadorit Qehaja pas reagimit për thirrjet nacionaliste

Ish-zyrtari i MPJ-së, Albert Prenkaj, ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, duke e akuzuar për veprim të pakoordinuar me Presidencën pas thirrjeve nacionaliste në një ndeshje në Maqedoninë e Veriut. Prenkaj tha se në mungesë të qeverisë funksionale, diplomacia duhet të referohet te Presidentja, si autoriteti i vetëm kushtetues për […]

Sveçla pas arrestimit të kolonelit Krasniqi: Policia s’është strehë për kriminelë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, duke theksuar se “krimi nuk ka vend në radhët e Policisë”. Ai përgëzoi Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin, ku u arrestuan katër persona, përfshirë kolonelin Krasniqi, i cili dyshohet për veprën penale të […]

Zelensky akuzon Moskën për përdorimin e mercenarëve nga Kina, Pakistani dhe vende të tjera

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat ukrainase në verilindje të vendit po përballen me mercenarë të huaj që luftojnë për Rusinë. Ai përmendi mercenarë nga Kina, Pakistani, Taxhikistani, Uzbekistani dhe vende të ndryshme afrikane. Zelensky u zotua për një përgjigje ndaj këtij fenomeni dhe tha se situata në vijën e frontit, veçanërisht në […]

FIBA nis hetime për thirrjet antishqiptare në ndeshjen Maqedoni – Rumani

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka nisur hetime lidhur me thirrjet antishqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, FIBA bëri të ditur se është në proces të mbledhjes së raporteve dhe deklaratave përkatëse, në bashkëpunim të ngushtë me federatat përkatëse, […]

Neymar shkëlqen në rikthimin e tij te Santosi – shënon dy gola në fitoren ndaj Juventudes

Neymar Jr është rikthyer në formë me një paraqitje mbresëlënëse për Santosin. Ylli brazilian realizoi dy gola në fitoren 3-1 kundër Juventudes, duke udhëhequr skuadrën drejt një tri pikësh të rëndësishme. Golin tjetër për Santosin e shënoi Barreal, ndërsa për Juventuden realizoi Angel në fundin e pjesës së parë. Me këtë paraqitje, Neymar konfirmon kthimin […]

Real Madridi synon transferimin e Konatés në vitin 2026

Real Madridi ka shënjestruar Ibrahima Konatén si përforcimin kryesor për verën e vitit 2026, në kuadër të projektit të ri nën drejtimin e Xabi Alonsos. Sipas “Defensa Central”, klubi po planifikon ta bindë mbrojtësin francez të mos rinovojë me Liverpoolin, me qëllim që ta transferojë si lojtar të lirë pas skadimit të kontratës. Fillimisht ishte […]

Familjarët mohojnë përfshirjen e Behar Preniqit në UÇK: Ishte fëmijë gjatë luftës

Behar Preniqi nga Obiliqi është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë kthimit nga Gjermania në Kosovë, nën dyshimin se kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një familjare e tij ka thënë për IndeksOnline se pretendimet për përfshirje në UÇK janë të pabazuara, pasi Preniqi ka qenë vetëm fëmijë gjatë kohës së luftës. “Nuk ka […]