Kushtetuesja reagon ndaj Presidentes Osmani: Ndarja e lëndëve bëhet sipas rregullave të qarta

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas deklaratave të Presidentes Vjosa Osmani, e cila kishte tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik, pasi gjyqtari Radomir Llaban ishte caktuar si raportues në këtë çështje. Osmani e cilësoi Llabanin si person me “veprimtari të rrezikshme”, duke përmendur informacione të dorëzuara nga institucionet e sigurisë në vitet 2018, 2021 dhe […]

Operacioni “Lugu” në Prishtinë – Arrestohen gjashtë persona, konfiskohet kokainë dhe para të gatshme

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të suksesshëm antidrogë në Prishtinë, duke arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në shit-blerje të narkotikëve dhe duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të kokainës. Operacioni “Lugu”, i realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë me mbështetje nga njësi të tjera të sigurisë, […]

AGK dënon sjelljen e Kurtit ndaj gazetares së Klan Kosovës, Arbëreshë Uka

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sjelljen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj gazetares së Klan Kosovës, Arbëreshë Uka, gjatë një deklarate për media. Kurti reagoi me ton të ashpër pasi u pyet për mungesën e barnave në QKUK, duke thënë: “Lej ti albuminat. Thuj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejnë […]

Zbulohet data e vizitave mjekësore të Ardon Jasharit te Milani

Ardon Jashari pritet të mbërrijë sonte në Milano dhe nesër t’i nënshtrohet testeve mjekësore për t’u zyrtarizuar te Milani. Marrëveshja me Club Brugge është mbyllur për 39 milionë euro – 34 milionë pagesë fikse dhe 5 milionë bonuse – e shpërndarë në katër vite. Jashari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me pagë 2.5 milionë euro në […]

Krerët e OVL-UÇK-së takohen me ambasadorin suedez: Në fokus, shqetësimet për proceset në Gjykatën Speciale

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) janë pritur në një takim nga ambasadori i Suedisë në Kosovë. Gjatë takimit, ata kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me mënyrën e zhvillimit të proceseve në Gjykatën Speciale, duke theksuar problemet që, sipas tyre, cenojnë të drejtat e të akuzuarve dhe parimet e drejtësisë. […]

Mitrovicë e Veriut: Policia sekuestron armë, municion dhe pajisje të tjera në një banesë të uzurpuar

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme gjatë një asistimi për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Vlerësim të Pronës (AKKVP), më 5 gusht 2025. Kontrolli u zhvillua në një banesë të uzurpuar dhe të mbyllur në rrugën “Lola Ribar”, ku njësitë policore zbuluan 56 fishekë […]

Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja: Gjyqtari serb paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit, pasi gjyqtari serb Radomir Llaban është caktuar si raportues i çështjes. Sipas Osmanit, raportet e institucioneve të sigurisë nga vitet 2018, 2021 dhe 2024 e identifikojnë Llabanin si rrezik për sigurinë kombëtare dhe të përfshirë në […]

Edita Tahiri kritikon Kurtin: “Ndërton dy ura mbi Ibër, por një mur politik ndaj opozitës”

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, duke kritikuar njëkohësisht qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar se ndërtimi i urave është një zhvillim pozitiv për qytetarët, por ka akuzuar Kurtin se, në anën tjetër, ka […]

Rrufeja vret bariun në Pogradec, humbin jetën edhe 20 bagëti

Në fshatin Vleçan të Pogradecit, një burrë 47-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u godit nga rrufeja gjatë kullotjes së bagëtive. Përveç tij, si pasojë e goditjes kanë ngordhur edhe 20 krerë bagëti të imëta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ter Stegen pengon merkato, refuzon të ndajë të dhënat mjekësore me Barcelonën

Portieri gjerman i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, po komplikon planet e merkatos së klubit duke refuzuar të autorizojë dorëzimin e të dhënave mjekësore pas operacionit në shpinë më 29 korrik. Ndërsa Ter Stegen pretendohet të rikuperohet brenda tre muajsh, stafi i Barçës mendon se do t’i duhen deri në pesë muaj. Ky mosveprim mund të […]