Aksion i përbashkët i Doganës dhe Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në Leposaviq

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një aksion të përbashkët në rajonin e Leposaviqit, pas marrjes së një informate operative për një automjet që dyshohej se transportonte mallra të kontrabanduara pa dokumentacion përcjellës. Rasti i parë:Gjatë patrullimit, njësitë hasën një automjet të braktisur në një rrugë anësore, i […]

Vushtrri – 76-vjeçari dyshohet se i theu gishtin vajzës pas një mosmarrëveshjeje, arrestohet nga policia

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në fshatin Pantinë të Vushtrrisë. Sipas burimeve të Sinjalit, një 35-vjeçare, S.T., dyshohet se është sulmuar nga babai i saj, M.T., 76 vjeç, me një mjet të fortë pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka marrë fillimisht ndihmën e parë në Spitalin e Vushtrrisë dhe më […]

Vendos Kushtetuesja: Avni Dehari shkeli Kushtetutën, veç tri herë të propozohet kandidati për kryetar Kuvendi dhe të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës duhet të bëhet përmes votimit të hapur, në përputhje me aktgjykimin e saj të mëhershëm. Në vendimin e shpallur më 8 gusht 2025, Kushtetuesja konstatoi se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vepruar në kundërshtim me këtë aktgjykim gjatë […]

Policia arreston dy persona në Zveçan për vjedhje të pyllit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e pyllit” në komunën e Zveçanit. Rasti është raportuar më 07 gusht 2025, rreth orës 18:20, në Stacionin Policor të Zveçanit. Sipas njoftimit, njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informatës dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar […]

Presidentja Osmani takon përfaqësuesen e SHBA-së në Kosovë, diskutojnë për ngërçin politik dhe bashkëpunimin strategjik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe hapat e ardhshëm për tejkalimin e situatës. Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e […]

KOSTT ndan 400 mijë euro për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të punëtorëve

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka ndarë afro 400 mijë euro për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të punonjësve të saj. Kontrata është nënshkruar me kompaninë e sigurimeve “Eurosig”, pas përfundimit të procedurave të tenderimit ku kishin konkurruar pesë kompani, dhe është përzgjedhur oferta më e favorshme. Vlera e kontratës arrin në 391,809 euro […]

Dy shtetas shqiptarë paguajnë me para të falsifikuara në Prishtinë, ndalohen në pikën kufitare në Vërmicë

Dy persona me shtetësi shqiptare janë kapur nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përdorim të parave të falsifikuara në një pikë karburanti në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, rasti është denoncuar nga një punëtor i një pompe derivatesh, i cili ka njoftuar se dy persona që udhëtonin me veturë me targa të Shqipërisë kanë […]

Në pritje të aktgjykimit të Kushtetueses, sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Sot në mesnatë përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila ndaloi deputetët e legjislaturës së nëntë të ndërmarrin veprime për konstituimin e Kuvendit. Masa u vendos pas tejkalimit të afatit 30-ditor të caktuar nga aktgjykimi i 26 qershorit. Gjykata pritet të publikojë sot një aktgjykim të ri, i cili do të […]

OKB: Rritje alarmante e kequshqyerjes te fëmijët në Gaza

Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet ndjeshëm, me një rritje të madhe të rasteve të kequshqyerjes akute te fëmijët. Sipas OCHA, vetëm në korrik janë regjistruar 11,877 fëmijë nën moshën pesë vjeç si të kequshqyer – shifra më e lartë mujore deri tani. Prej tyre, 2,562 fëmijë vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute, ndërsa 40 […]